Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Burra Shqipërie… Zogu çoi në parlament këmishën time me provën e virgjërisë, kujton Geraldina Empty Burra Shqipërie… Zogu çoi në parlament këmishën time me provën e virgjërisë, kujton Geraldina

Thu 25 Oct 2012 - 2:03
Burra Shqipërie… Zogu çoi në parlament këmishën time me provën e virgjërisë, kujton Geraldina Weding_zog-300x199
“Po atë mbrëmje, kur gjeta momentin e duhur, i thashë Mbretit: Ana është shumë e shqetësuar. Nuk po gjen dot këmishën time të natës. Im shoq, lëkurën e fytyrës e kishte shumë të çelët dhe kam përshtypjen se ishte hera e parë në jetën time që e pashë të skuqej. U zu shumë ngushtë. Më shpjegoi: Të kam folur shumë për mënyrën sesi i respektojmë ne femrat, veçanërisht nënat. Ishte e domosdoshme që ti të ishe e virgjër dhe çdo vajzë e huaj që vjen për martesë, duhet t’i nënshtrohet një vizite mjekësore. Unë mburrem me faktin se kam aftësinë t’i njoh njerëzit dhe më mjaftoi vetëm të shikoja sytë e tu. Nuk të thashë asgjë për këtë vizitë, pasi e dija që nuk do të kishe pranuar. Por, në të njëjtën kohë, më duhej t’i jepja prova Parlamentit, kështu që e mora këmishën tënde të natës dhe ia dërgova kryetarit”.

Rrëfimi i mësipërm është shkëputur nga kujtimet e Geraldinës, princeshës hungareze e cila në 26 prill 1938 u martua me Ahmet Zogun e Shqipërisë. Një pjesë e këtyre kujtimeve mbi ditën e martesës dhe natën e parë të muajit të mjaltit në vilën e Durrësit janë botuar në të përditshmen MAPO.

http://respublica.al/artikuj/2012/10/17/burra-shqiperie-zogu-coi-ne-parlament-kemishen-time-me-proven-e-virgjerise-kujton
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi