Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Hasan Luçi: Kur Geraldina u përball me gjykatën franceze për floririn shqiptar Empty Hasan Luçi: Kur Geraldina u përball me gjykatën franceze për floririn shqiptar

Sat 25 Feb 2012 - 19:39
Mbretëresha e shqiptarëve në bankën e drejtësisë Franceze. Gjykohej vjedhja e thesarit në ar të shtetit shqiptar. Një peticion i saj i firmosur nga mëse 100 legalistë me emigrim në Francë dhe në Belgjikë i dorëzuar mbi tavolinën e kryetarit të Gjykatës hijerëndë, kërkonte të paktën një shpërblim me 50 mijë dollarë të cilat duhet ti paguante gazetari i famshëm i medias më prestigjioze të Francës Alen De Ko. Kaq mjaftoi që gazetari të troksite në derën e ambasadës, e cila duhej ta ndihmonte me dokumente në akuzën që kishte përcjellë ndaj familjes mbretërore në mërgim. Gazetari i njohur me famë ndërkombëtare nuk kishte bërë gjë tjetër veçse kishte përcjellë në faqet e shtypit vendas lajmin tronditës të mbretit në mërgim të strehuar në shtetin e tyre që kishte vjedhur thesarin e vendit të vet.
Kjo ishte bërë shkas që Mbretëresha Geraldinë të mblidhte mëse 100 firma të emigrantëve me banim në Francë dhe Belgjikë ku ti kundërvihej gazetarit pompoz. Kjo do të vinte në lëvizje gjithë diplomacinë shqiptare, e cila e shtyrë nga Ambasada në Francë duhej me patjetër të dërgonte dokumentet ku kishte mbështetur akuzën për t'ja vënë para gjykatës së huaj që të shpëtonte gazetari i akuzuar.
Por si ka vijuar më tej ajo histori që tashmë po mbushte faqet e shtypit vendës? Tensionet e ambasadës e cila nisi një lumë kërkesash drejt Ministrisë së Jashtme në Tiranë për të mundur materialin e kërkuar dhe cilat ishin cfilitejt e diplomatëve të Tiranës për të siguruar fatyrat e pretenduara.
Gjithçka sqarohet pikërisht në intervistën e mëposhtme të vetë zotit Luçi, i cili në atë kohë ishte pikërisht Sekretar i Parë i Ambasadës dhe që i ra barra e rëndë për të siguruar dokumetet që i kërkoheshin nga gazetari që kishte propaganduar lajmin e lëshuar nga vetë ambasada.

(Vijon nga numri i kaluar)

Ndërsa ishim në fillim të këtij cikli intervistash zoti Luçi, kapa se ndërmjet të tjerash keni përmendur dhe një icident apo zhurmë që qenka bërë me familjen mbretërore në Francë në lidhje me floririn për të cilin mbreti është akuzuar nga shteti komunist. Nëse është e vërtetë kjo zhurmë, si qëndron historia?
Kjo është mëse e vërtetë. Ka ndodhur në vitin 1964 dhe nuk ka qenë një incident apo një lajm kalimtar, por një histori sfilitëse. E them një histori sfilitëse se në mes të saj ishte një gjyq. Kur ka gjyq, ti e di pastaj se si shkojnë tensionet dhe streset.
Përse u arrit të shkohej në gjyq dhe kush ishte shkaku?
Akuzat kundër Zogut se ai vodhi thesarin në flori të shtetit në momentet që po largohej nga Shqipëria morën përmasa të mëdha duke mbarsur edhe opinionin ndërkombëtar.
Si mundi të ndikohej opinioni ndërkombëtar?
Por duhet të kesh parasysh edhe punën e ambasadave. Në shtetin komunist çdo gjë ishte e centarlizuar dhe në rast se kishte një sinjal në Tiranë apo i mëshohej një fakti, atëhere edhe ambasadat i jepnin të njëjtin ton dhe jehonë në teritorin që funskiononin. Kishte sektorët përkatës, por që në këtë rast për të cilin po flasim ka të bëjë me sektorin e propagandës sepse ai ishte sektori që përcillte në opinionin ku kreyn funskionin ambasada të të gjithë zhurmës që nisej nga Tirana.
Dhe kjo akuzë kishte të bënte me ambasadën tuaj?
Kjo ishte një akuzë që iu bë fuqishëm mbretit Zog, i cili jetonte në Francë. Pra këtu hynte ambasada jonë në Paris, Sekretar i Parë i të cilës isha unë që ndërkohë mbuloja zbulimin shqiptar në atë shtet. Këtu dihet, ambasada do të inicionte propagandën që bënte Tirana dhe aq më shumë që ambasada në Paris funksiononte në teritorin ku jetonte Zogu.
Dhe si vijoi historia e kësaj akuze, e cila për shqiptarët është e njohur ?
Kjo akuzë ashtu si shumë të tjerëve ju duk shumë interesante edhe gazetarit shumë të njohur të Francës, i cili jo vetëm shkruante, por njihej edhe si një opinionist i zgjuar dhe i kthjellët.
Thatë që kjo akuzë ju duk interesante gazetarit të njohur. Si ta kuptoj shprehjen " ju duk interesante"?
Fakti që një mbret akuzohej se kishte vjedhur thesarin e shtetit të tij përbënte më shumë se një skandal. Këtë ata e analizonin në kuptimin që mbreti duhet të jetë shumë herë më shumë patriot se kushdo tjetër dhe kur ai arrin të vjedhë popullin e tij atëhere nuk ka skandal më të madh. Pikërisht mbi këtë logjikë filloi ofensiva e akuzave mbi mbretin Zog edhe në shtypin e huaj. Aq sa arriti të futet edhe në penën e gazetarit të njohur të Francës. Por kjo përbënte një precedent të madh për familjen Mbretërore, e cila pas kësaj ishte shumë në pozicion të vështirë.
Dhe kush ishte ky gazetar kaq i famshëm që shkroi për skandalin e mbretit shqiptar?
Ai quhej Alen De Ko. Ishte jo vetëm gazetar opinionist, por ishte edhe shkrimtar shumë i njohur. Madje librat e tij kanë jehonë të madhe ndërkombëtare.
Çfarë libra ka shkruar?
Ka shkruar për shembull, "Versaja e Panjohur", Vëllimet "Dashuritë e Francës" etj, që s'po më kujtohen për momentin.
Por ndërkohë shkruante në revistat e kohës në Francë e Belgjikë.
Në rast se lexuesi do të krijojë një përfytyrim në lidhje fizionominë e tij meqenëse në këtë shkrim e kemi personazh të rëndësishëm mund të më përshkruani fizikun apo tipin e tij?
Ai siç tu shpreha pak më parë ishte një personalitet shumë i njohur i jetës kulturore të Francës. Ishte një tip shumë simpatik. Paraqitja e tij e shkëlqyer e bënte edhe më interesant portretin e tij prej shkrimtari. Por ai ishte shumë simpatik edhe në mardhëniet miqësore që krijonte me rrethin e gjerë të njerzve të diplomacisë dhe kulturës. Kështu që edhe me trupin tonë diplomatik ai kishte arritur të ndërtonte mardhënie të ngrohta aq sa mundohej të ishte i pranishëm në takimet që organizonim apo ftesa që ne bënim në raste festash kombëtare apo evenimente të rëndësishme të shtetit tonë. Por ne e kishim njohur edhe në takime që organizonin ambasadat e tjera ku merrnim ftesa të përbashkëta. Por në shumë raste ishim ndodhur bashkë edhe në takimet diplomatike që organizonte shteti Francez. Ku thashë që ai ishte shumë i rëndësishëm në Francë.
Ju e njihnit personalisht?
Po e njihja personalisht.
Dhe si ndodhi që ky shkroi kundër mbretit të shqiptarëve në mërgim?
Ky duke parë propagandën e madhe që ne si ambasadë përçonim për mbretin që kishte braktisur vendin e vet në ditët më të vështira kur ishte pushtuar ushtarakisht Shqipëria aq më shumë kur mësoi për skandalin e floririt ai e bëri pjesë të shkrimeve të veta.
Konkretisht ku e botoi?
E botoi në një revistë prestigjioze Belge, por që kishte një tirazh shumë të madh. Shkrimi i mbretit shqiptar në mërgim në vendin e tyre që kishte vjedhur arin e shtetit të tij kishte zënë një vend të veçantë dhe shumë të dukshëm në atë revistë. Kaq mjaftoi që mbretëresha Geraldinë të mos duronte dot më, por menjëherë ju drejtua gjykatës për shpifje dhe për këtë gjë kërkonte dëmshpërblim një shumë prej 50 mijë dollarësh. Ki parasysh se flitet për kursin dhe vlerën e atëhershme të dollarit që ajo shifër mund të konsiderohej edhe astronomike për një xhep normal.
Ju si e mësuat dhe si ndodhi që u angazhuat me këtë histori?
Por një ditë prej ditësh ky kërkoi një takim tepër urgjent me mua. Më thotë gjithë historinë e revistës të cilën ta përshkrova pak më parë dhe ndërkohë që më bëri të qartë edhe procesin që kishte hapur Geraldina.
Çfarë viti thatë se ishte ?
Ka qenë viti 1964.
Dhe çfarë ju kërkonte juve? Ta mbronit në gjyq?
Ne nuk kishim aksese në gjyq dhe nuk flitej fare për mbrojtje pasi në ato gjyqe flitej për të vërtetën. Ai donte nga ne dokumentacionin se ku e kishim mbështetur akuzën që kishim propaganduar me forcë se Zogu kur kishte ikur nga Shqipëria kishte marrë me vete, pra kishte vjedhur edhe thesarin në ar të shtetit.
Pra ai kërkonte ku ishit mbështetur ju që e kishit propaganduar sepse ai kishte thënë atë që thonit ju apo nuk ju kuptova drejt?
Tamam ashtu. Por situata ishte komplikuar shumë më tepër se kaq sepse Geraldina nuk kishte shkuar në gjyq në emrin e saj personal dhe të familjes mbretërore që përfaqësonte, por kishte mbledhur në një peticion mëse 100 firma legalistësh të cilët kërkonin dinjitetin e mbretit në vend.
Çfarë bëtë pas kësaj?
Pas kësaj i shkruam Tiranës. Menjëherë u interesuam me telegram me ministrinë tonë të Jashtme të dërgonin dokumentacionin që vërtetonte marrjen e floririt nga Mbreti.
E dërgoi?
Këtu filloi një mesele tjetër. Pavarësisht se ne ja kërkuam disa here, ministria vazhdonte të "flinte gjumë". Por kjo përbënte precedent të pallogaritshëm.
Pse ?
Sepse kur nuk po vinte dokumentacioni që gazetari të mbrohej para Geraldinës më erdhi në zyrë dhe më tha. Në rast se nuk vjen për dy javë dokumenti që kërkohet, unë do ta humbas gjyqin me ish mbretëreshën e shqiptarëve. Por dije se edhe Shqipëria do të humbasë shumë, së pari do të humbasë gjithë kredibilitetin e krijuar deri tani. Pra ai do të konsideronte mashtrim gjithë propagandën që ne kishim bërë deri atëhere dhe shtetit ynë s'do ishte tjetër veç i tillë.
Pra nëse nuk vinte për dy javë dokumenti do të thoshte se gjyqi do të humbiste?
Po. Ishin dy javët e fundit para gjyqit.
Kur ia kishit kërkuar Tiranës t'ju dërgonte dokumentet?
Kishim rreth dy muaj.
Pse nuk i dërgoi, mendoni se është vetëm burokracia zyrtare?
Sepse "flinin gjumë". Burokracia s'ka brirë ja këtu njihet. Pastaj nuk e kishte menduar kush se do të duhej të përballeshin me një gjyq për atë akuzë publike e bërë më së shumti politikisht, por edhe se në të vërtetë kishte ndodhur. Por gjyqi donte dokumente. Siç duket dokumentet, pra faturat e daljes së monedhave mungonin dhe ata të ministrisë e kishin marrë me ngadalësim të madh atë muhabet.
Si vepruat kur u kishin ngelur dhe dy javë?
Atëhere dërgova radiogram urgjent në Tiranë. Pak a shumë thoja: Dokumenti i marrjes së floririt nga Zogu duhet me urgjencën më të madhe. Kredibiliteti i shtetit në udhëkryq ndërkombëtar.
Po ju nuk e dinit që ishte bërë zhurmë që ti kërkonit shumë shpejt, por e çuat afatin kohor në fije të perit?
Ne e dinim shumë mirë. Madje dinim edhe fushatën që kishte ndërrmarrë Geraldina për të mbledhur firmat e legalistëve dhe të emigrantëve të tjerë. Kështu që ishim interesuar rregullisht në Tiranë për të përballuar çështjen gjyqësore. Por mesa dukej s'kishin dokument.
Po si u bë i mundur?
Kanë shkuar njerëz mesa di unë në bankat e Italisë ku janë marrë procesverbalet e tërheqjes së thesarit dhe është marrë një kopje. Ajo kopje u dërgua me urgjencën më të madhe në Paris, e cila ju vu në dispozicion gazetarit që ishte marrë i pandehur apo i akuzuar si mund ta quash.
Mendoj se është ai dokument, i cili së shumti është bërë i njohur në medja ku flitet për një faturë tërheqje valute?
Po ai është. Shkaku që ka dalë nga bankat ka qenë ky që po ju them. Pastaj ai dokument ngeli në arkiva dhe tashmë është publikuar shumë herë dhe gjithandej.
Si mund ta jepte banka një dokument të tillë a s'përbënte sekret? Pastaj pse ishte banka e Italisë?
Së pari banka e jepte, se ato para kanë qenë në emër të shtetit dhe se tani përfaqësuesi që shkonte kishte statusin e shtetit. Pra kishte statusin e zyrtarit të autorizuar që shikonte lëvizjet e llogarisë së shtetit të tij. Ndërsa flitet për bankë italiane, pasi Zogu operonte me banka Italiane. Ato funksiononin edhe në Shqipërinë e asaj kohe.
Pas kësaj fitoi gjyqin?
Po. Pas kësaj gazetari e fitoi gjyqin ndërsa Geraldina e hymbi atë. Kjo do të thotë se për akuzën se Mbreti ka vjedhur floririn të cilin legalistët nuk e pranojnë e ka shqyrtuar edhe një trupë gjyqësore dhe e kanë humbur. Pra është vërtetuar me gjyq se ai është marrë.
Pra në një farë mënyrë Geraldina ka bërë autogol?
Patjetër. Kjo ka qenë një çështje gjyqësore që shqiptarëve nuk u është thënë asnjëherë.



(Vijon nesër)

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi