Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

4 korrik, shuhet Hasan Tahsini, rilindas shqiptar Empty 4 korrik, shuhet Hasan Tahsini, rilindas shqiptar

Wed 4 Jul 2012 - 15:54
4 korrik, shuhet Hasan Tahsini, rilindas shqiptar Hasan_Tahsini-226x300Hasan Tahsini lindi më 1811 në Sarandë. Ishte rilindas, filozof, matematikan dhe psikolog, bir i një fshatari nga Ninati i Sarandës.

Hasan Tahsini që në vogëli u dha pas mësimit e diturisë, mbaroi shkollën fillore në fshat dhe vazhdoi pastaj mësimet në një nga medresetë më të dëgjuara të Stambollit. Për gjerësinë e diturive që zotëronte, si dhe për aftësitë e tij intelektuale, ai u caktua rektor i Universitetit të porsahapur të Stambollit. Bëri kërkime në fusha të ndryshme të shkencave natyrore, që i paraqiti në mjaft artikuj dhe libra shkencorë në gjuhën turke, midis të cilëve dallohen “Psikologjia” dhe “Bazat e astronomisë”.

Njohuritë dhe të dhënat që përmbajnë këto libra janë nga më të përparuarat për kohën dhe i dhanë autorit të tyre emrin e një dijetari të shquar në Perandorinë Osmane. Veprimtaria e Hasan Tahsinit për përhapjen e diturive shkencore, që vinin në kundërshtim me botëkuptimin zyrtar fetar-idealist, ra në sy të autoriteteve shtetërore e fetare dhe shumë shpejt ai u pushua nga puna si rektor i Universitetit.

Jeta dhe veprimtaria e Hasan Tahsinit u karakterizua jo vetëm nga interesi i tij për shkencat natyrore, por dhe nga dashuria e zjarrtë për atdheun dhe popullin e tij.

Hasan Tahsini, ashtu si rilindësit e tjerë të shquar, e kuptoi se një nga fushat më të rëndësishme të luftës për çlirimin e Shqipërisë dhe lartësimin e popullit të saj, ishte ajo e shkrimit të gjuhës shqipe dhe e përhapjes së diturisë në gjuhën shqipe. Për këtë, që në vitin 1860, në bashkëpunim dhe me patriotë të tjerë, si Kostandin Kristoforidhi, filloi të mendojë e të punojë për krijimin e shoqërive që do të ndihmonin për përhapjen e diturisë midis shqiptarëve dhe për hartimin e një alfabeti të ri të gjuhës shqipe. Është i njohur projekti i tij i alfabetit të gjuhës shqipe me 30 bashkëtingëllore dhe 3 zanore, i hartuar në fillim të 1870.

Më pas, Hasan Tahsini mori pjesë në komisionin që hartoi alfabetin e Stambollit. Ai u ndoq nga fanatikët dhe reaksionarët edhe për veprimtarinë e tij patriotike, madje njohu dyert e burgut të sulltanit. Por asgjë nuk e largoi Hasan Tahsinin nga bindjet e tij shkencore dhe nga veprimtaria e tij patriotike.

Vdiq më 4 korrik të vitit 1881.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi