Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kush e përmbysi regjimin komunist në Shqipëri? Empty Kush e përmbysi regjimin komunist në Shqipëri?

Thu 25 Oct 2012 - 2:19
Message reputation : 100% (1 vote)
Historiani Kristo Frashëri, në një shkrim të botuar në “GSH”, shtron për analizë pyetjen “Kush e përmbysi regjimin komunist në Shqipëri?”.

Deri më sot çdokujt që do t’i drejtohej kjo pyetje mendja do t’i shkonte në Lëvizjet e Dhjetorit të vitit 1990. Por, sipas historianit Frashëri, studentët nuk ishin të vetmit që e rrëzuan sistemin komunist.

“Ata kërkuan përmirësimin e kushteve të jetesës në konviktet e tyre: përmirësimin e ushqimit, administrimit, trajtimit e të tjera. Pas suksesit të parë, u kalua në kërkesa me karakter politik- të hiqej emri i Enver Hoxhës nga emërtimi i Universitetit të Tiranës. Pastaj shumë shpejt u kalua haptas në kërkesën për vendosjen e pluralizmit partiak në Shqipëri”, shkruan Frashëri.

Sipas tij themelimi i Partisë Demokratike dhe qëndrimi pasiv i Partisë së Punës solli triumfin e pluralizmit partiak. Diçka kishte ndryshuar.

“Kjo tregon që jo vetëm studentët me profesorët e tyre, por edhe regjimi i komunist kishte ndryshuar,” shton ai.

Sipas Frashërit, regjimi komunist kishte ndryshuar më herët. Pesë muaj më parë kishte ndodhur i ashtuquajturi “shpërthimi i ambasadave”.

“Kushdo që kapërcente ilegalisht kufirin e shtetit, në qoftë se nuk arrestohej, vritej mbi telat me gjemba. Për habi me 2 korrik 1990 organet e policisë dhe të Sigurimit, padyshim me urdhër nga lart, qëndruan spektatorë përpara lumit të qytetarëve që hynin në ambasada”, tregon Frashëri.

Sipas tij, tërmeti i ngjarjeve ndërkombëtare që po lëkundnin prej një viti Evropën Lindore, kishte bindur edhe vetë kupolën e regjimit komunist në Shqipëri se përdorimi i dhunës kundër demonstratave antiqeveritare mund të prodhonte atë fenomen që ndodhi me Çausheskun në Rumani.

“Frika që kishte pushtuar prej dhjetëra vitesh masën e popullsisë si kolektivitet, ishte larguar prej saj dhe ishte strehuar në zyrat e Byrosë Politike të Partisë së Punës. Ndoshta në vend të fjalës ‘frikë’ do të ishte më mirë të themi se në Byronë Politike kishte hyrë kujdesi për të mos provokuar reagimin e ashpër të qytetarëve”, thotë Frashëri.

Frashëri dëshmon se faktorë më të hershëm se lëvizja studentore e kishin tronditur regjimin komunist. Ai pohon se PKSH-ja lindi si një parti e stilit bolshevik, e pajisur me program jobolshevik, por social-demokrat, siç ishte demokracia popullore.gazetatema
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kush e përmbysi regjimin komunist në Shqipëri? Empty Re: Kush e përmbysi regjimin komunist në Shqipëri?

Sun 18 Nov 2012 - 17:50
Izolimi!
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

Kush e përmbysi regjimin komunist në Shqipëri? Empty Re: Kush e përmbysi regjimin komunist në Shqipëri?

Sun 18 Nov 2012 - 19:39
Regjimi komunist në Shqipëri është përmbysur për shkaqe shumë të thjeshta sepse me ramjen e sistemit komunist në ish jugosllavi. shprehimisht ka ra edhe sistemi komunist në Shqipëri.Dihet mirëfilli se sistemin komunist në Shqipëri e ka themeluar partia komuniste e Jugosllavisë.Jo vetëm kaq por ka edhe një sërë shkaqesh tjera,por ajo më e rëndësishmja është se njerzit në erozionin komunist kuptuan se nuk jetohet me ëndrra.

Kush e përmbysi regjimin komunist në Shqipëri? 573234Kush e përmbysi regjimin komunist në Shqipëri? 573234Kush e përmbysi regjimin komunist në Shqipëri? 573234Kush e përmbysi regjimin komunist në Shqipëri? 573234Kush e përmbysi regjimin komunist në Shqipëri? 573234Kush e përmbysi regjimin komunist në Shqipëri? 573234Kush e përmbysi regjimin komunist në Shqipëri? 573234
Sponsored content

Kush e përmbysi regjimin komunist në Shqipëri? Empty Re: Kush e përmbysi regjimin komunist në Shqipëri?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi