Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kërkohet dëmshpërblim për homoseksualët e dënuar në regjimin komunist Empty Kërkohet dëmshpërblim për homoseksualët e dënuar në regjimin komunist

Sat 5 Jul 2014 - 23:39
Ambasada PINK dhe LGBT Pro Shqipëri kane kerkuar nga qeveria shqiptare qe të përfshirë në ndryshimet që do t’i bëhen ligjit per te LGBT-Veliaj-Kristi Pinderiperndjekurit politike edhe demshperblimin per te denuarit per shkak te orientimit seksual gjate regjimit komunist.

“Ndërkohë që ky projektligj është i lavdërueshëm pasi është konsultuar gjerësisht me vetë ish- të përndjekurit politikë në Shqipëri dhe vendos të bëjë diskriminim pozitiv duke i dhënë prioritet dëmshpërblimit të grave dhe personave të tjerë që janë në kategori prioritare, ai le jashtë ish- të përndjekurit politikë që janë dënuar nga regjimi komunist për shkak të orientimit të tyre seksual apo identitetit gjinor. Personat LGBT kanë vuajtur gjatë regjimit komunist shtypjen, që ashtu si të dënuarve të tjerë politikë u rezervonte edhe trajtimin më të ashpër. Gjatë këtyre viteve aktivitet, Ambasada PINK/LGBT Pro është njohur me historitë e mjaft personave, sidomos meshkuj të orientimit homoseksual, që janë dënuar në mënyrë të padrejtë, sipas Kodit Penal të asaj kohe, thjesht dhe vetëm për shkak të orientimit të tyre seksual”, thuhet në deklaratë.

Organizatat ne mbrojtje te kesaj kadegorie thone se historitë e personave LGBT të dënuar dhe shtypur nga regjimi komunist meritojnë të dëgjohen, njihen dhe viktimat e saj duhet të respektohen, mbrohen dhe njihen nga shteti shqiptar.

“Sado i vogël apo i madh të jetë ky numër, trajtimi jo-njerëzor që kanë vuajtur shumë shqitarë në vitet 1945-1990 ka qenë edhe për shkak të orientimit të tyre seksual apo identitetit gjinor. Këta njerëz ende sot presin të tregojnë historitë e tyre, dhe mbase nuk do kenë asnjëherë mundësinë nëse shoqëria e sotme nuk krijon kushtet dhe mundësitë e duhura për të bërë këtë gjë”, vijon deklarata.

Ambasada PINK vlerëson se ky është një moment shumë i përshtatshëm që përkrah rivlerësimit të situatës dhe problemeve të paraqitura nga vetë ligji si dhe kërkesat legjitime dhe të drejta të 2754 personave që njihen si ish të përndjekur politikë, Ministria e Mirëqenies duhet të bëjë një hulumtim për personat e dënuar nga rregjimi komunist për shkak të orientimit seksual apo identitetit gjinor.http://mapo.al/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi