- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Premiera e James Bond në Londër
Thu 25 Oct 2012 - 10:39
“Skyfall”, aventurat e fundit e spiunit britanik, James Bond u shfaq premierë në kinematë e Londrës ku supriza ishte kalimi mbi tapetin e kuq i familjes mbretërore.
Daniel Craig, që luan rolin e agjentit Bond tha se prezanca e anëtarëve të familjes mbretërore ishte qershia mbi tortë në këtë premierë. Aktori britanik tha se “Skyfall” është kulmi i interpretimit të tij në seritë e 007-ës britanik dhe se autorët kanë ditur të ndërthurin linjën klasike të filmit me elementë bashkëkohorë.
Mijëra njerëz ishin mbledhur për të parë nga afër yjet e tyre. Në tapet parakaloi protagonisti Craig, Berenice Marlohe që luan në rolin e Severine, Dame Judi Dench (luan agjenten M), Javier Bardem dhe producenti, Sam Mendes.
“Skyfall” është seria e 23-të zyrtare e James Bond e cila u shfaq premierë me rastin e 50-vjetorit të shfaqjes së serisë së parë. Bond është interpretuar fillimisht nga Barry Nelson, për të vazhduar më pas me Sean Connery, David Niven, George Lazenby, Christopher Cazenove, Roger Moore, Timothy Dalton, Pierce Brosnan dhe Daniel Craig.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi