Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

SHBA, bie pista e Ku Klux Klan  Empty SHBA, bie pista e Ku Klux Klan

Thu 25 Oct 2012 - 11:11
SHBA, bie pista e Ku Klux Klan  Shba-vajza-kkk

Historia e Sharmeka Moffit bëri shumë amerikanë t'i frikësohen kthimit të Ku Klux Klan në Shtetet e Bashkuara, por zbardhja e ngjarjes dëshmon diçka tjetër.

20-vjeçarja afro-amerikane nga Luizjana, me djegie të gradës së tretë, sipas policisë i kishte vënë flakën vetes. Zëdhënësi i zyres së policisë federale në Luizjana tha se vajza i kishte shkaktuar vetë plagët.

Ngjarja ndodhi në mbrëmjen e së djelës dhe ajo kishte telefonuar policinë për ta njoftuar për sulmin, të kryer sipas saj nga tre persona të veshur me kapuçët e bardhë, që i përkisnin Ku Klux Klan-it.

Në makinën e saj, të parkuar në parkun e Uinsboro ishin shkruar tre K-të me pastë dhëmbësh. Sharmeka Moffit ndodhet aktualisht në gjendje të rëndë në spitalin e Luizjanës dhe do t'i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Lajmi për shfaqjen e Ku Klux Klan bëri xhiron e botës, por bashkiaku i Uinsboro, Jackie Johnson ishte shprehur skeptik për pistën raciste të ngjarjes.


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi