Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Skema e mashtrimit në Tiranë Empty Skema e mashtrimit në Tiranë

Thu 25 Oct 2012 - 11:14
Të shtunën e 20 tetorit u shënua fundi i një skeme mashtrimi që ndodhte prej disa kohesh në kryeqytet.

Dy bashkëpunëtorët u arrestuan. Një vajze dhe një djale 27 dhe 26 vjeç. i riu hiqej si shef krimesh pranë një prej komisariatëve të kryeqytetit.

Pasi njihej me tregëtare të ndryshëm krijonte një marrëdhënie miqësie me këta të fundit.

Ai që denoncoi gjobvënien ishte një 30-vjeçar nga Tirana. Shefi i rremë i krimeve ishte i pajisur me të gjithë rekuizitat policore.

Radio dhe prangat ishin gjithmoë të dukshme. Pas miqësise fillestare viktimat prezantoheshin me shtetasen me inicialet DH. K.

Pasi kishte mbaruar fazën e parë të punes, pjesën tjeter të skemës e vazhdonte e reja. Ajo fillimisht i joshte tregëtarët dhe më pas binte dakort për marrëdhenie seksuale në këmbim të një pagese të caktuar e cila ishte relativisht modeste dhe nuk i vinte viktimat në pozitat e pamundësisë për të paguar.

Pas marrëveshjes së arritur, viktima dhe e reja largoheshin për të konsumuar aktin.

Kleçka që dy mashtruesit përdornin për të futur në grackë viktimat ishte pikërisht pagesa në këmbim të seksit.

Nëpermjet kesaj shume, viktima mund të akuzohej për një veper penale. Sapo bëhej pagesa, në skenë menjehere rikthehej “shefi i krimeve”, i cili realizonte kapjen ne flagrancë të shkelësve.

Ajo shumë modeste parash e paguar ndaj vajzës implikonte në shfrytëzim prostitucioni ose prostitucion tregtarët, të cilët janë përgjithësisht të martuar.

Perpara mundesise se shkaterrimit te familjes dhe biznesit, ata zgjidhnin alernativen e dhene nen kercenimin e kallezimit, arrestimit apo burgosjes.

Nje gjobe e majme per shefin qe ai te mbyllte njerin sy perballe vesit te viktimes.
Te pakten 7 tregtare kane denoncuar dy te rinjte duke ritreguar te njejten skeme mashtrimi dhe mendohet se dhjetera te tjere kane paguar shefin e rreme te krimeve.
Skema e mashtrimit në Tiranë Cifti-mashtrimiiii
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi