- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
"CHAMP", ja raketa qe shuan kompjuterat
Thu 25 Oct 2012 - 12:15
A ka ndonjë gjë që frikëson më shumë sesa bombat? Apo sesa inteligjenca artificiale e gatshme për të shfarrosur rracën njerëzore si një "frankenshtajn" modern i krijuar nga Daniel H. Wilson? Duket se ekziston diçka më e frikshme, të paktën mesa bëhet e ditur nga specialistët teknologjikë. Në mendjen tonë, asgjë s'mund të jetë më e frikshme sesa raketa që shuan kompjuterët. Praktikisht shkakton një apokalips elektrik. Kjo është ajo që bën projektin raketor "CHAMP" (i zhvilluar nga Boeing) më të rrezikshëm se plumbat.
Këto raketa mikro-vale bombardojnë objektivat, duke shuajtur çdo dispozitiv elektronik, çdo sistem ushqimi dhe çfarëdo gjëje elektrike që hasin në rrugëtimin e tyre. Për fat, CHAMP përdor një zbrazje jo në vazhdimësi, duke e bërë kështu më të avancuar këtë armë në botën e armëve jo vdekjeprurëse. Ky prototip mund të "shënjestrojë" disa ndërtesa të vetme, pa u dashur të shpërthejë, apo të plagosë ndokënd. Por kompania Boeing do ta zhvillojë këtë raketë përmes një programi shumëvjeçar, teksa nuk ka garanci që projekti të mos përdoret si mjet ushtarak.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi