Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shkatërrohet memoriali i Ismail Qemalit në Kaninë Empty Shkatërrohet memoriali i Ismail Qemalit në Kaninë

Fri 26 Oct 2012 - 14:44
Shkatërrohet memoriali i Ismail Qemalit në Kaninë Vlore-ish-varri-i-ismail-qemalit-i-shkatwruar-300x225VLORE – Shkatërrohet memoriali i Ismail Qemalit në Kaninë të Vlorës. Persona ende të paidentifikuar kanë prishur pak ditë më parë memorialin ku ishte varrosur Ismail Qemali pranë tyrbes së këtij fshati. Eshtrat e tij janë zhvarrosur më 26 nëntor 1932 në Kaninë dhe janë rivarrosur në vendin ku sot mban emrin “Sheshi i Flamurit”. Banorë të fshatit Kaninë, kryepleqësia dhe komuna shprehen të shqetësuar nga shkatërrimi i memorialit.

Në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë, ata janë mbledhur dhe kanë vendosur që të investojnë të gjithë banorët dhe biznesmenët e fshatit Kaninë që të vendosin bustin e Ismail Qemalit në mesin e sheshit të fshatit, i quajtur ndryshe “Sheshi i Tyrbes”.

“Prej disa ditësh vumë re se varri ku preheshin më parë eshtrat e Ismail Qemalit, që ndodhet në afërsi të tyrbes së fshatit Kaninë, ishte shkatërruar. Edhe memoriali prej betoni që ishte ngritur në vendin ku ka qenë varrosur Ismail Qemali, por i papërfunduar, është hedhur në shesh duke prerë hekurat me sharrë dhe shkatërruar betonin. Madje ishte shkatërruar dhe një pjesë muri pranë vendit ku ndodhej varri, ku shkruhej: ‘Këtu ndodhet varri i Ismali Qemalit’”, u shprehën banorë të Kaninës.
Burimi: panorama
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi