- MiikaaaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 34
Postime : 3712
Anetaresuar : 22/01/2013
Tirane, perurohet memoriali Postbllok, incidente me ish-te perndjekurit politike
Wed 27 Mar 2013 - 11:51
Shoqërohet me incidente ceremonia e zhvilluar sot për përurimin e memorialit “PostBllok”, kushtuar viktimave të komunizmit dhe atyre që sfiduan regjimin. Gjatë kohës që fliste kryeministri Sali Berisha, një grup ish-të përndjekurish politikë nuk janë lejuar të afrohen pranë vendit ku po zhvillohej ceremonia. Pas kundërshtimit të tyre, Skënder Tufa, ish-koordinatori i grevës së urisë së ish-të përndjekurve dhe dy shokë të tij janë shoqëruar nga policia.
Ky nuk është incidenti i parë mes policisë dhe ish-të përndjekurve politike, të cilët disa herë kanë protestuar duke qëlluar me vezë dhe miell eskortat e qeveritarëve. Ndërsa një muaj më parë ish- të përndjekurit politikë protestuan përpara Kryesisë së Kuvendit, duke goditur në mënyrë simbolike me vezë posterat e printuara me fotot e Presidentit Bujar Nishani, Kryeministrit Sali Berisha, ministrit të Financave, Ridvan Bode dhe të Kryeparlamentares Jozefina Topalli. Megjithëse kanë kaluar gati 6 muaj nga greva e urisë së ish të-përndjekurve politikë, e cila u mbyll me humbjen e jetës së ish-grevistit Lirak Bejko, sërish nuk ka një reagim nga qeveria shqiptare për të zgjidhur kërkesat e kësaj kategorie.
Berisha: Memoriali simbolik të fuqishme. Muller: Monument gjermano-shqiptar kundër regjimit totalitar
Memoriali “Postbllok” përbëhet nga copa nga muri i Berlinit dhe të tjera nga burgu i Spaçit dhe është projektuar nga Fatos Lubonja dhe Ardian Isufi. Të pranishëm në ceremoninë e përurimit kanë qenë kryeministri Sali Berisha, kryetarja e parlamentit Jozefina Toaplli, kreu i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ambasadorja gjermane Karola Muler Holtkemper, si dhe përfaqësues të tjerë të trupit diplomatik. Në fjalën e tij, kryeministri Berisha ka vlerësuar rëndësinë e këtij objekti, që përbën simbolikën e atyre njerëzve që nuk u tërhoqën përpara regjimit për të mbrojtur parimet e tyre për liri.
“Ky instalacion, i ngritur në një vend të vogël, ka një simbolikë shumë të madhe e të fuqishme. Muri i Berlinit, që ishte ngritur me hekura dhe beton, si dhe mbante tela me gjemba, shtrihej përtej Gjermanisë. Muri ishte një mur që ndante botën e lirë nga Europa tjetër që jetonte nën regjimet totalitare. Shembja e tij përbën një nga ngjarjet më të mëdha të lirisë në historinë e njerëzimit. Ndaj dhe është një nderim i madh që ne sot i bëjmë fuqisë, trimërisë dhe vendosmërisë të qytetarëve gjermanë, që si luanë të vërtetë u hodhën mbi mur dhe e rrafshuan atë. Nga ana tjetër, Spaçi ishte një nga burgjet më të egra të të gjithë botës komuniste. Por prapë, ata njerëz pranuan të burgoseshin dhe të ecnin përpara skuadrave të pushkatimit për të mos dorëzuar atë ç’ka ata besonin se ishte e çmuar për njerëzit: besimi tek Zoti dhe fjala e lirë. Shpreh mirënjohjen e thellë për këtë instalacion, që ka një simbolikë mjaft të fuqishme”, deklaroi Berisha.
Ndërsa ambasadorja gjermane Carola Müller-Holtkemper theksoi se “24 vjet më parë ra muri që ndante Gjermaninë, mori fund diktatura. Republika Demokratike u bashkua me pjesën Federale. Jo shumë larg prej këtu në 20 shkurt në Shqipëri u rrëzua busti i diktatorit Hoxha dhe pak më vonë u zhvilluan zgjedhjet demokratike. Gjatë luftës së ftohtë pjesa më e madhe e Gjermanisë përndiqte kritikët, ashtu si edhe në Shqipëri. Është pjesë e karakterit të njeriut të ndryshojë dhe të harrojë ngjarje të tilla. Procesi i menaxhimit të së kaluarës është i mundimshëm dhe ka rëndësi të shikohet se si gjermanët dhe shqiptarët kërkojnë të përballen me të shkuarën dhe kërkojnë që ajo të mos kthehet”. Ajo tha më tej se:“Këtu është fjala për një monument gjermano-shqiptar kundër regjimit totalitar. Ne dëshirojmë të mbetemi agjentë të ndryshimit në Shqipëri për një të ardhme të përbashkët europiane”, shtoi ambasadorja.//shqiperia.com
- Berisha si Enveri: Të përndjekurit, armiq të pushtetit!
- Shkatërrohet memoriali i Ismail Qemalit në Kaninë
- Tiranë-Selanik, linjë direkte fluturimi 2 herë në javë Lexoni me shume per temën: Tiranë-Selanik, l
- Përurohet statuja e parë e bronxtë për Jobs
- Ish të përndjekurit-ambasadorëve: Bëni presion mbi Qeverinë
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi