Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Elbasani i pushtuar nga smogu  Empty Elbasani i pushtuar nga smogu

Fri 26 Oct 2012 - 17:26
Qyteti i Elbasanit zgjohet çdo ditë i mbuluar nga një re e dendur tymi. Asgjë nuk mund të dallosh nga një distancë jo e largët për shkak të dendesisë.

Elbasani trashëgon një ndotje katastrofike nga e kaluara e ish-Kombinatit Metalurgjik, ndotje e cila duket se nuk eshte me e paktë në ditet e sotme. Me e prekur nga kjo situate eshte lagja prane ish-Kombinatit Metalurgjik. Sidomos gjate nates dhe ne mengjes qindra banore te kesaj zone mbyllen ne shtepite e tyre, pa mundur te hapin dritaret per ajer, pasi gjithcka eshte vetem tym.

Shifrat e monitorimit te kryer flasin per ambient te paster brenda normave te BE-së, si per qytetin ashtu edhe per zonen industriale. Por Drejtori i Mjedisit, Adi Madhi pranon qe problemet ekzistojne.

Kryetari i Bashkise jo vetem i konsideron te rreme shifrat e bera publike, por sipas tij nese kjo situate nuk gjen nje zgjidhje urgjente, do te kerkoje ndihmen e qytetareve.

"Eshtë një problem akut për qytetin dhe qytetarët e Elbasanit. Shifrat e sëmundjes së kancerit janë tronditëse dhe kjo nuk ka të bëjë me kequshqyerjen, por me cilësinë e ajrit që ne jetojmë çdo ditë", tha Qazim Sejdini.

Elbasani ka problem te madh edhe fushen e mbeturinave, qe digjet pothuajse çdo dite, e cila e gershetuar me shkarkimet e industrisë helmojne kete qytet.

Elbasani i pushtuar nga smogu  ELBASAN-NDOTJA-26_tn_4
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi