Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Sfida Skënderbeu - Tirana Empty Sfida Skënderbeu - Tirana

Sat 27 Oct 2012 - 11:04
Humbja turpëruese në kupë ndaj Kukësit, e ka thelluar krizën tek skuadra e Tiranës e cila ka vendosur heshtje shtypi para ndeshjes me kryesuesit e Skënderbeut.

Rezultati i sfidës së të shtunës që është dhe më i rëndësishmi i javës së 8 pritet të sjellë ndryshime te bardheblutë ndërkohë që në rast humbjeve mund të ketë dhe largimet apo pezullime nga skuadra.

Nga ana tjetër korcarët që drejtohen nga një ish bardheblu do të kërkojnë patjetër fitoren përballë tifozerisë së vet.

“Nuk bëhet fjalë për hakmarrje por për tre pikë. Nuk do të thotë që në qoftë se fiton Skënderbeu kanë mbaruar problemet për skuadrën tonë apo ka mbaruar kampionati. Kampionati vazhdon ashtu si puna jonë. Duhen fituar ndeshjet një pas një dhe ndeshja e radhës është Tirana”, tha Mirel Josa.

Në ndeshjet e tjera Luftëtari do të tentojë të bëjë kthesën përballë Flamurtarit të Sanchez, Apolonia do të presë në Fier Tomorin, Kukësi që ska asnjë humbje do të ndeshet me Teutën, Vllaznia e Duros do të përballet me Shkumbinin ndërsa Bylisi dhe Laci do të luajnë për të vend më të mirë në mesin e tabelës së klasifikimit.

Sfida Skënderbeu - Tirana Skenderbeu-dhuna
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi