Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Jahjaga: Kufijtë janë të paprekshëm  Empty Jahjaga: Kufijtë janë të paprekshëm

Sun 28 Oct 2012 - 9:47
Jahjaga: Kufijtë janë të paprekshëm  Jahjaga-fotoere

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka deklaruar hapur se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, as të Serbisë, as shkëmbim territoresh dhe as status të veçantë për veriun e Kosovës.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Kosovapress”, Jahjaga ka nënvizuar se përsa i përket veriut, nuk do të ketë asgjë më shumë nga ajo që ofron pakoja e Ahtisarit për këtë zonë.

E pyetur mbi takimin Thaçi-Daçiç, zonja Jahjaga ka shprehur qëndrimin e saj pro dialogut me Serbinë, duke e cilësuar atë si të vetmin mjet për të zgjidhur problemet mes dy vendeve.

“Dialogu nuk është vetëm mënyra më e mirë,

Dialogu është mënyra e vetme me të cilën ne si shtet i pavarur dhe sovran do ta detyronim Serbinë që t’i përmbushë të gjitha detyrimet e veta karshi Kosovës

Atifete Jahjaga
Presidente e Kosovës por është mënyra e vetme me të cilën ne si shtet i pavarur dhe sovran do ta detyronim Serbinë që t’i përmbushë të gjitha obligimet e veta karshi Kosovës dhe karshi normave e standarteve ndërkombëtare. Unë nuk shoh zgjidhje tjetër”, ka theksuar Jahjaga.

Sipas saj, ky proçes mund të normalizojë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, të cilat në të kaluarën kanë qenë të vështira dhe më pasoja të rënda.

“Unë nuk shoh ndonjë rrezik që dialogu nga niveli teknik po avancon në atë politik. Më e rëndësishme se emërtimi, teknik apo politik, është mënyra e përfaqësimit dhe në këtë rast Kosova futet në dialog vetëm si e barabartë me palën tjetër dhe si shtet sovran”, ka shtuar Jahjaga.

Ndërsa lidhur me reagimin e lëvizjes Vetëvendosje kundër dialogut dhe reagimit të policisë në protestën e pak ditëve më parë, presidentja ka thënë se, askush nuk ka imunitet mbi ligjin dhe se askush nuk mund të tejkalojë kompetencat.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi