Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

“Edhe nëse ekspertiza vërteton se më ka përdhunuar vajzën 8 vjeçare, do e fal se e dua”  Empty “Edhe nëse ekspertiza vërteton se më ka përdhunuar vajzën 8 vjeçare, do e fal se e dua”

Sun 28 Oct 2012 - 10:07
“Edhe nëse ekspertiza vërteton se më ka përdhunuar vajzën 8 vjeçare, do e fal se e dua”  Images99

“Edhe nëse ekspertiza do të verifikojë se Panajot Anagnosti ka përdhunuar vajzën time 8 vjeçe, sërish do ta fal pasi unë e dua atë”.
Kështu ka deklaruar Klementina Çaushaj, 30 vjeçarja që akuzoi bashkëjetuesin për abuzim seksual me të bijën.
“Ah, ç’bëra unë! E bëra nga xhelozia se e kam dashur dhe e dua. Kisha disa ditë që zihesha me Panajotin për punë xhelozie. Shpesh gratë e fshatit, por edhe të njohur, më thoshin të kisha kujdes se Panajoti shkon edhe me gra të tjera. Në këto inate të çastit bëra atë që shkova te mjeku, jo se vajza më tha gjë”, është shprehur Klementina për gazetën Panorama.
Ndërkohë që Anagnosti e ka mohuar përfshirjen e tij në këtë ngjarje, e mitura, e cila ka rezultuar me “deflorim të pjesshëm pa shenja dhune”, ka pohuar se ka frikë të qëndrojë me Panajotin.
“Kam frikë të rri vetëm me të në shtëpi”, është shprehur 8 vjeçarja.
Ndërkohë Gjykata e Sarandës e ka lënë në burg deri në përfundim të hetimeve, Anagnostin, 47 vjeçarin nga fshati Krane i Delvinës.
Siç raporton Shekulli, vëllai i vogël i 8 vjeçares, është shprehur për hetuesit se nuk do e lërë kurrë vetëm motrën e tij. 7 vjeçari ka thënë se kur mamaja nuk është në shtëpi, Anagnosti i kërkon që të shkojë në ndonjë vend dhe ai mbyllet me motrën e vogël në dhomën e gjumit.
Djali ka thënë se Anagnosti e rrihte ndonjëherë, ndërkohë që e vetmja gjë që di të bëjë është që të pijë birrë.
Anagnosti është akuzuar nga njerëzit e ish- gruas së tij, se e ka çuar atë drejt vetëvrasjes. Ai bashkëjetonte aktualisht me Klementina Çaushajn.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi