Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Armina Mevlani: Kam dashuruar Ardit Gjebrene…  Empty Armina Mevlani: Kam dashuruar Ardit Gjebrene…

Sun 28 Oct 2012 - 11:40
Armina Mevlani: Kam dashuruar Ardit Gjebrene…  Images

Si e priti Armina Mevlani ftesen e Ardit Gjebreas per te prezantuar bashke me te dhe Olta Gixharin “Kengen Magjike” dhe emocionet qe po e shoqerojne keto dite, i zbuloni sot ne intervisten e meposhtme.
Je perzgjedhur si nje nga prezantueset e “Kenges Magjike”. Si te erdhi oferta dhe si u ndjeve kur Ardit Gjebrea ta komunikoi kete?
Olta ishte ajo qe u zbulua e para dhe ajo e dinte se cili do te ishte emri tjeter, por nuk me kishte treguar gje edhe pse e kam shume mikeshe. Pastaj Arditi me kerkoi takim dhe me kete ftese une kuptova qe diçka e re do te vinte per mua ne televizion, por nuk ma merrte mendja qe une do te qendroja perkrah tij ne netet finale te festivalit “Kenga Magjike”. Ndonese kishte shume gjera qe lidheshin, nuk doja ta mbushja veten me endrra, derisa ai ma komunikoi vete lajmin. U lumturova pa mase, por edhe u ‘ frikesova’ per pergjegjesine qe po me jepej.
Prezantueset femra ne “Kenge Magjike”, kane pak a shume rolin e koketave, d. m. th. nuk flasin shume. Te kane thene gje se çfare do te besh, çfare hapesire do te kesh?
Femra eshte etaloni i te bukures, sepse ajo terheq vemendje se pari me dukjen e saj dhe pastaj me ate qe thote, ndaj dhe eshte krijuar kjo ide kam pershtypjen. Gjithsesi duhet te kemi parasysh qe ne vitet e shkuara, prezantueset kane qene te huaja dhe fakti qe nuk dinin shqip ka ndikuar. Kete vit roli i prezantueseve femra eshte shume i rendesishem dhe permbushja me sukses e ketij misioni eshte nje sfide e madhe qe na pret.
E ke pasur enderr prezantimin?
Une faktikisht qe e vogel kam bere prezantuesen, miss- in, jurine. I beja te gjitha bashke. Kam pasur natyrisht edhe babin nje shtyse shume te forte, sepse ai ka nje jete qe ben prezantuesin dhe une e kam ndjekur qe kur isha e vogel, ndersa ai moderonte perpara nje turme te madhe njerezish. Ne ate kohe e mendoja shume te veshtire detyren e tij, tani me eshte besuar mua kjo gje dhe nuk e di si do t’ia dal.
Me Olten njihesh edhe nga jashte dhe njerezit e kane komentuar si te ngjashem imazhin tuaj. Po çfare tjeter ju lidh ju te dyjave?
Ne kemi te perbashket stilin, – na pelqen te vishemi si femrat e viteve ’ 40, – nderkohe qe te dyja jemi vajza te qeshura. M’u be shume qejfi qe m’u be kjo ftese, edhe per faktin se kolege do te kem Olten. Shkoj shume mire me te.
A e ke pasur Ardit Gjebrean idhull ne femijerine tende? Si ndihesh sot qe je perkrah tij?
Arditin e kam pasur idhull, eshte e vertete, madje kam edhe nje autograf te tij, te cilin e ruaj dhe sot. Emocionohesha sa here e shihja dhe per te qene e sinqerte une e kam dashuruar Arditin si figure televizive. Edhe tani qe jam rritur, kam kuptuar qe eshte nje person i veçante i ekranit dhe normal, eshte nje emocion i jashtezakonshem prezantimi perkrah tij.
Çfare mendon te besh pas kesaj? Mendon te behesh seriozisht pjese e televizionit?
Faktikisht eshte shume heret, sepse duhet ta provoj si eksperience. Faktikisht ne rastet e meparshme qe une kam qene ne televizion, kam qene ne rolin e te ftuares. Eshte ndryshe te jesh perpara nje turme te madhe njerezish…
Je nje person qe shpenzon shume per paraqitjen e jashtme, per veshjet… Sa kohe nga dita jote dhe sa te ardhura i dedikon kesaj pjese?
Veshjen e kam pike te dobet, sepse mendoj qe nje femer e ka si pjese te karakterit. Mund te duket mendjelehtesi kur e thua, por realisht veshja na karakterizon. Per punen qe une bej me takon ta percjell kete ide tek njerezit. Nuk mund te them qe u kushtoj kohe kombinimeve. U kushtoj vemendje gjerave te reja te sezonit dhe atyre qe me nevojiten gjate eventeve te ndryshme ku marr pjese. Sa i takon anes ekonomike, nje pjese te te ardhurave te mia e heq gjithmone menjane vetem per veshjet.
Si eshte dita jote prej 22- vjeçareje?
Kete vit duhej ta kisha mbaruar shkollen por me kane mbetur dy provime, te cilat i kam shtyre per shkak te punes. Dita ime fillon me pune. Ne oret e lira u perkushtohem miqve dhe njerezve te mi te afert. Kjo eshte nje periudhe me shume angazhime dhe jam gjithe kohen ne levizje, keshtu qe dita ime e punes mbaron vone.
Ka kohe per te dashur Armina?
Kush do, e gjen kohen ( qesh).
Atehere ke nje te dashur?!
Nuk kam nje histori dashurie, por mund te them qe jam e rrethuar nga njerez qe me simpatizojne dhe i simpatizoj.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi