Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Adi Krasta konfirmon Gjebrenë si rivalin e tij të përhershëm Empty Adi Krasta konfirmon Gjebrenë si rivalin e tij të përhershëm

Tue 31 Jan 2012 - 1:50
Adi Krasta konfirmon Gjebrenë si rivalin e tij të përhershëm Krasta1-300x180“A Show”, një shfaqje ku prezantuesi i njohur shfren dufin e akumuluar për gjithçka e gjithkënd që ai e sheh si problem në këtë vend
Të flasë hapur para një publiku që e dëgjon edhe nëse mendon kundër- ky është qëllimi i tij. Në show-n e tij të parë për vitin 2012, të titulluar “A Show”, të dielën në Pallatin e Kongreseve ishte i pranishëm një publik dashamirës, që batutat plot humor të Adi Krastës i shoqëronte me shumë duartrokitje. Kishte përgatitur një shfaqje në fakt suprizuese, që e rikthen në ekranin e “Vizion Plus” pas një shkëputjeje tremujore nga “Top Channel”. Ai nuk përmendi emra, por aludoi qartë aq sa emri të vinte vetë në mendje. E pas çdo aludimi, në ndihmë i vinte një monitor që shfaqte portrete. Vetëm pak ditë pasi Ardit Gjebrea në një intervistë ekskluzive dhënë në televizionin “Ora News” deklaroi shprehimisht se “më mungon Adi Krasta në ekran, do kisha dëshirë ta ndiqja nga shtëpia tek “E Diell”, Adi Krasta e rezervoi një kundërpërgjigje, ku diplomacia e të shprehurit në këtë rast nuk do i hynte aspak në punë. Në shfaqjen e tij të parë në ekran, në serialin “A Show”, që pritet të transmetohet të martën në ekranin “Vizion Plus”, ai thotë diçka tjetër. Para një publiku të zgjedhur, ku shumë të ftuar ishin ambasadorë, politikanë, madje dhe figura të njohura të “Top Channel”, një moment kulminant të show-t të tij Krasta ua dedikoi komenteve që bëhen në rrjetet sociale në lidhje me mungesën e tij në ekran këta tre muaj. Në një nga këto rrjete që ai preferoi t’i etiketonte “rrjete asociale”, kishte shkëputur dy komente të një shkrueseje me emrin Lira, e cila duke kritikuar Krastën si prezantues, ndër të tjera e cilësonte si “prezantuesin, prezenca e të cilit në ekran është shqetësuese”. Me një gjuhë thumbuese, Krasta ngriti pyetjen se kush ishte kjo Lira në fund të fundit, që kishte mjaftueshëm kohë dhe shqetësohej kaq shumë për praninë ose jo të tij në ekran. “Ndërkohë”, tha ai, “përfytyrova në mendjen time portretin e saj/tij. Dhe nuk ishte e nevojshme të përmendej emër nga goja e Krastës, ndërkohë që pas shfaqjes së disa portreteve në ekranin e montuar në skenë, portreti final ishte ai i Ardit Gjebresë. Krasta nuk ngurroi aspak të sillte shembullin se pas emrit Lira dhe komenteve plot xhelozi mund të fshihej pse jo, Ardit Gjebrea. Ishte kjo deklarata e parë publike për rivalitetin mes tij dhe Ardit Gjebresë në televizion. E më pas, ai duke folur për prezentatorët shqiptarë, i cilësoi ata “pasuri kombëtare”, në këtë shfaqje me skenar të Lutfi Dervishit, ku kishte vendosur të shprehte gjithçka troç. Disa e komentuan si shprehjen e një “dufi” personal dhe social ndaj politikës, mentalitetit shqiptar, hyrjes së vonuar në Europë. Ndërkohë që ai e kompletoi me tre të ftuarit, të cilët jo pa qëllim vinin nga jashtë. Surpriza e show-t ishte ardhja e Platinette (Mauro Coruzzi), emër i njohur radifiofonik, televiziv, intervista me të cilin rezultoi shumë e çlirët. Batutat e Krastës vazhduan me çfarë do të thotë të jesh shqiptar, që merrte përgjigjen “Të jesh !#*, por mendjemadh”. Më pas vazhdoi me ironinë e shprehur ndaj muzikës “tallava”, që sipas Krastës deri në momentin që e transmetojnë televizionet shqiptare një këngë madje me këtë titull, si mund të pretendojmë Europën?! Dhe, për të gjitha femrat mbi të 30-at që ndjekin “Sex and dhe City”, Krasta kishte bërë një surprizë, një insert ku Bigu, protagonisti më i pëlqyer i këtij seriali, përshëndet Adin posaçërisht dhe Shqipërinë e shqiptarët. Ky show në “Pallatin e Kongreseve i paraprin ciklit “A Show” prej 14 pjesësh, që do të zhvendoset në “Vizion Plus”. Në takimin e parë, ai i drejtohej një audiencedashamirëse të prezentatorit që ka në qendër të saj aksiomën biblike “E para është fjala” dhe ku nuk mungojnë elementet e spektaklit, orkestra live, këngëtarë profesionistë, dhe balerina të zhdërvjellëta, që të sjellin në mendje një kabaret të famshme. “A Show” nuk është një ide që Krastës i lindi menjëherë pas largimit nga “Top Channel”. Ajo është menduar prej tij qysh para dy apo tri vitesh, një projekt që nuk u realizua nga TCH.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi