Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Motra e Obamës: E di që shqiptarët e duan shumë Obamën Empty Motra e Obamës: E di që shqiptarët e duan shumë Obamën

Sun 28 Oct 2012 - 14:12
Motra e Obamës: E di që shqiptarët e duan shumë Obamën 560734_523087644369328_317693926_n

Në një intervistë për gazetarin e Shqip, Marko Caka, Auma Obama, motra e presidentit amerikan, Barack Obama, është shprehur se për Shqipërinë ka dëgjuar që kur ishte studente.
“Është kënaqësi nga ana ime që të flas për herë të parë për lexuesit shqiptarë, sado që nuk e kam vizituar atë vend, kam mësuar se shqiptarët njihen për mikpritjen dhe bujarinë e tyre. Që kur isha studente në Gjermaninë Federale në vitet ’80, mësova se shqiptarët kanë vuajtur shumë nga sistemi i egër totalitar,” shprehet ajo.

Megjithëse në punën e saj është një misionare e OKB-së në ndihmë të vendeve të varfra në Afrikë, nuk mungon edhe mbështetja që i jep vëllait të saj në fushatën elektorale për tu rizgjedhur President i SHBA-së.

“Besoj se mandati i dytë në Shtëpinë e Bardhë do të jetë akoma më mbështetës dhe rezultativ në përmbushjen e aspiratës së shqiptarëve drejt familjes europiane. Shqipëria dhe Kosova e meritojnë të jenë pjesë e kësaj familjeje, sepse e ardhmja e tyre do të jetë më e begatë dhe më progresive në mirëqenien e jetës së tyre”, është shprehur Auma, transmeton tema.

Ajo shprehet e vetëdijshme për përkrahjen e shqiptarëve për vëllain e saj.

“E di se shqiptarët e duan shumë presidentin Obama. Shqiptarët kanë vuajtur historikisht dhe për këtë vëllai im është shumë i ndjeshëm dhe gjendet kudo pranë popujve që luftojnë historikisht për paqe dhe fqinjësi të mirë… Shqiptarët i besojnë presidentit Obama për vendosmërinë e tij në politikën e jashtme duke qenë faktor kryesor në stabilitetin e rajonit dhe vendosjen e paqes dhe të mbrojtjes së vlerave demokratike në botë. Shqipëria është një nga partnerët kryesorë të SHBA-së”, pohon ajo.

Ajo shprehet se administrata amerikane është e kënaqur për zhvillimet në Kosovë dhe i falenderon shqiptarët për besimin në vizionet bashkëkohore të presidentit Obama.
Valbona
Valbona
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 10075
<b>Hobi</b> Hobi : muzika, piktura, poezia.........
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne mes tingujve .....
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/07/2012

Motra e Obamës: E di që shqiptarët e duan shumë Obamën Empty Re: Motra e Obamës: E di që shqiptarët e duan shumë Obamën

Sun 28 Oct 2012 - 14:30
Per here te pare e ka degjuar Shqiperine kur ishte studente??????? Motra e Obamës: E di që shqiptarët e duan shumë Obamën 2585209286
Sa te njohur qe jemi o zot...............
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Motra e Obamës: E di që shqiptarët e duan shumë Obamën Empty Re: Motra e Obamës: E di që shqiptarët e duan shumë Obamën

Mon 29 Oct 2012 - 0:17
He tani eshte koha e zgjedhjeve a ? Very Happy Very Happy Very Happy Duan te marrin voten edhe nga shqiptaret ? Very Happy
Sponsored content

Motra e Obamës: E di që shqiptarët e duan shumë Obamën Empty Re: Motra e Obamës: E di që shqiptarët e duan shumë Obamën

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi