Serbët duan më shumë shqiptarët sesa homoseksualët
Fri 29 Jun 2012 - 15:20
BEOGRAD - Në Serbi ekzistojnë paragjykime ndaj personave LGBT, ka treguar një hulumtim i fundit i “Strategic Marketing”. Një e treta e të anketuarve në Serbi nuk dëshiron që fqinj të ketë një person me orientim tjetër seksual, ndërsa gjysma nuk dëshiron që të ketë si mik një person me orientim LGTB, shkruajne mediat serbe. Ky hulumtim tregon se 68% e qytetarëve konsideron se “Parada e homoseksualëve” shërben vetëm për paradë dhe për të treguar orientimin tjetër seksual, ndërsa 29% e tyre vlerëson se qëllimi i saj është që të tregohet diskriminimi i njerëzve me orientim tjetër seksual, transmeton Presheva. Sipas këtij anketimi, serbët duan më shumë shqiptarët se sa homoseksualët.
(er.nu/BalkanWeb)
(er.nu/BalkanWeb)
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi