Hëna është formuar nga Toka!?
Mon 29 Oct 2012 - 14:09
Një teori e re e nxjerrë nga dy shkencëtare të Universitetit të Harvardit sugjeron se Hëna dikur ka qenë pjesë e Tokës dhe u shkëput prej saj pas përplasjes së fuqishme me një trup tjetër qiellor.Në një studim të botuar në revistën ‘Science’ dy studiueset, Sarah Stewart dhe Matija Cuk janë shprehur se teoria e tyre do të shpjegonte shumë mirë edhe faktin pse Hëna ka një përbërje aq të ngjashme kimike dhe gjeologjike me Tokën.
Sipas shkencëtareve, Toka rrotullohej shumë shpejt në kohën kur është formuar Hëna dhe një ditë zgjaste 2-3 orë. Si rezultat i shpejtësisë me të cilën ajo lëvizte, mund të jetë krijuar mundësia e depozitimit të madh të materialit prej saj, nga i cili është formuar gradualisht Hëna.
Në bazë të teorisë së tyre, dy shkencëtaret pretendojnë se me kalimin kohës, shpejtësia me të cilën rrotullohej Toka u zvogëlua gradualisht për të arritur shpejtësinë e sotme të rrotullimit, falë ndërveprimit të gravitetit mes orbitës së saj rreth Diellit dhe orbitës së Hënës rreth Tokës. Teoria e tyre është shumë e ndryshme nga ajo që ekziston deri më tani mes shkencëtareve, se Hëna u krijua nga materiali i një trupi gjigant qiellor që goditi Tokën.
Megjithatë, dy shkencëtaret që kanë hedhur teorinë në fjalë janë personalitete të rëndësishme dhe të përgatitur të fushës: Stewart është profesoreshë e shkencave planetare në Harvard, ndërsa Cuk është astronome e Instituti SETI, organizatë jofitimprurëse për kryerjen e projekteve hulumtuese dhe arsimore që kanë të bëjnë me jetën jashtëtokësore.
Burimi: g.shqip

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi