Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

DSHP: Restorantet luksoze në Tiranë ‘gatuajnë’ mish me baktere Empty DSHP: Restorantet luksoze në Tiranë ‘gatuajnë’ mish me baktere

Mon 29 Oct 2012 - 21:07
DSHP: Restorantet luksoze në Tiranë ‘gatuajnë’ mish me baktere Luxury-restaurantMenyja e restoranteve luksoze të kryeqytetit duket se nuk i shkon përshtat arkitekturës dhe pamjes së tyre të jashtme. Në kontrollin e fundit që Drejtoria e Shëndetit Publik ka kryer në restorantet e Tiranës dhe periferisë së saj, ka rezultuar se në 3 prej tyre (kryesisht në zonën e Saukut) ushqimi, sidomos mishi kishte ngarkesë bakteriale, i dëmshëm për shëndetin e njeriut. Kontrolli Rezultatet e këtij kontrolli që është bërë në dy javët e fundit (gusht 2012) janë prezantuar dje para mediave nga drejtori i Drejtorisë së Shëndetit Publik, Mhill Gecaj i cili ka bërë publike gjithashtu edhe monitorimet dhe kontrollet që janë bërë ndaj ujit të pijshëm, i cili ka rezultuar i pastër. Emrat e restoranteve që nuk kanë respektuar kushtet higjieno-sanitare sa i përket produktit të mishit, nuk janë bërë publike nga Drejtoria e Shëndetit Publik, por kjo drejtori në bazë të ligjit ka lëshuar fletë gjobe në vlerën 50 mijë lekë ndaj tyre, duke i paralajmëruar se do të rikthehet sërish për kontroll.
Gjobat ”Ka pasur raste edhe në subjekte që janë kontrolluar nga ana jonë, të cilat kanë dalë me ngarkesa bakteriale, edhe në restorante të ndryshme me emër, për të cilat është marrë vendimi me gjobë dhe masë administrative siç e parashikon ligji. Garantojmë qytetarët se inspektimi do të vazhdojë në të gjithë subjektet dhe njësitë e ndryshme tregtare, në mënyrë që ky sezon turistik të jetë i qetë dhe pa probleme deri në përfundimin e tij”, tha Mhill Gecaj, drejtor i drejtorisë së Shëndetit Publik. Dokumentacioni Sipas drejtorit Gecaj janë ushtruar kontrolle në lokale; bare; restorante dhe shërbime të tjera tregtare, ku janë konstatuar edhe mungesa të dokumentacionit apo mungesë të sigurimit shëndetësor për punonjësit. “Kontrolli ka konsistuar në disa pika. Në lidhje me kushtet higjieno-sanitare të subjekteve ku punohet, në lidhje me pajisjen e punonjësve me libreza shëndetësore me marrjen e mostrave për analizime laboratorike. Organet e inspektoriatit sanitar kanë bërë edhe kontrolle të tjera në lokale në Tiranës, në bashkinë Vorë dhe Kamëz. Brenda kësaj periudhe janë kontrolluar 454 objekte nga të cilat vetëm rikontroll është bërë në 159 prej tyre. Janë lënë 128 procesverbale me detyra dhe afate kohore të përcaktuara siç parashikon ligji për inspektoriatin sanitar dhe ligjin për shëndetin publik”, tha Gecaj. Masat Kreu i Drejtorisë së Shëndetit Publik deklaroi se do të vazhdojnë kontrollet për të eliminuar çdo abuzim që cenon shëndetin e konsumatorëve. Në rastet kur edhe pas gjobës subjektet kapen sërish me shkelje atëherë Drejtoria e Shëndetit Publik ka të drejtën e marrjes së vendimit deri në mbylljen e tij.

/Tiranapress/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi