- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Restorantet më të çuditshme në botë
Wed 8 Jun 2011 - 21:53
Ekzistojnë restorante në botë që, për klientët më kërkues, ofrojnë shumë më shumë se ushqim të mirë dhe shërbim të shpejtë. Kështu mund ta hani darkë në tualet, në karrige të ngritur më së shumë se 40 metra lart, apo në errësirë të plotë.
Tualet-restorant (Tajvan)
A keni dëgjuar ndonjëherë që njerëzit të darkojnë në WC, bile edhe të argëtohen? Restoranti ‘Marton Theme m’ në Kaohsiung është i krijuar në ‘stil tualeti’ dhe është hit i madh mes banorëve lokalë dhe turistëve. Është i dekoruar sikur çdo tualet i zakonshëm, për shembull me karrige që janë ËC guaca me ngjyra. Ushqimi shërbehet në pjata dhe enë në formë pisoari, në tavolina të bëra nga vaskat dhe të mbuluara me sipërfaqe nga xhami. Restoranti mori emrin sipas fjalës kineze ‘matong’ që do të thotë tualet. Pronari Eric Wang thotë se objekti i tij hotelier ‘nuk shet vetëm ushqim, por edhe qeshje’. Ushqimi është i zakonshëm për këtë territor, ndërsa shujta komplete përfshirë edhe supën, akulloren kushton 6-10 dollarë.
Restoranti "kanibal" (Japoni)
Emri i restorantit ‘Nyotaimori’ që fjalëpërfjalshëm do të thotë ‘pjatë nga trupi i femrës’, andaj nuk çudit që e quajë ‘restoranti kanibal’. Këtu do të shërbeheni me sushi, sashimi dhe ushqime tjera në formë të trupit të njeriut, të vendosur në tavolinën e operimit, sikur në spital. Detyra e klientit është të hap trupin dhe të ha brendësinë. Trupi do të gjakojë derisa ta preni, ndërsa zorrët dhe organet tjera të brendshme, tërësisht hahen.
Darka në qiell (Belgjikë)
‘Darka në qiell’ në Bruksel është restorant i cili mund t shërbejë më së shumti 22 perona madje në 45 metra lartësi. Karriget dhe tavolinat janë të dizajnuara në mënyrë speciale dhe ngritën në ajër përmes një vinçi. Mos harroni ta lidhni rripin dhe kurrsesi mos e lëshoni lugën nga dora!
Në errësirë (Kinë)
Restoranti i parë ‘në errësirë’ në Azi, zyrtarisht është hapur në dhjetor 2006 në Pekin. Brendësia e objektit është e ngjyrosur tërësisht me të zezë, ndërsa klientët në hyrje (të ndriçuar) i presin kamerierët me syze për pamje në errësirë dhe i dërgojnë deri në dhomat e errëta, për t’iu ndihmuar t’i gjejnë ulëset. Llambat me bateri, telefonat celularë madhe edhe orët që ndriçojnë janë rreptësisht të ndaluar në këtë restorant. Nëse pyeteni rreth përdorimit të tualetit, nuk ka nevojë për brengosje, sepse këto hapësira janë të ndriçuara.
Restoranti në varreza (India)
‘New Lucky restorant’ në Ahmadabad është i famshëm për çajin e tij me qumësht, kifle me gjalpë dhe varreza mes tavolinave. Objekti është ndërtuar mbi varrezat e mbyllura të lashta myslimane, por nuk dihet se kush është i varrosur në sëndukët e vegjël në dysheme të restorantit. Klientëve iu pëlqen rrethi, ndërsa pronari Krishan Kutti Nair konsideron s kjo mjafton. ‘Varrezat janë fat i mirë”, thotë ai. ‘Puna e jonë ecën shumë mirë shkaku i varrezave”.
Varrezat janë të ngjyrosura me të gjelbër, ndërsa menaxheri i restorantit çdo ditë vendos mbi to një lule. Janë të vendosur, pa ndonjë rend, brenda objektit- një tek kasa, një në mes, ndërsa katër deri tek muri i kuzhinës.
Burgu (Itali)
Ky restorant është i vendosur brenda një burgu të ruajtur mirë në Voltera dhe aq shumë është i njohur saqë zyrtarët hapën më shumë objekte të tilla. Krahas tingujve të pianos, ku ekzekuton Bruno i dënuar me burg të përjetshëm për vrasje, klientët darkojnë të rrethuar me mure të larta rreth 20 metra, kulla vrojtuese, reflektorë dhe kamera të sigurimit. Nën syrin e mprehtë të rojeve, rreth 20 kuzhinier dhe kamerier janë aty që të shërbejnë ushqimin për klientët të cilët kanë kaluar kontrolle të rrepta sigurie. Në këtë restorant një tavolinë duhet rezervuar javë më parë.
Restoranti nënujor (Maldive)
Restoranti i parë nënujor në botë u hap në vitin 2007 në Maldive. Quhet ‘Ita’ që do të thotë ‘margaritar’ dhe gjendet pesë metra nën sipërfaqen e Oqeanit Indian. I rrethuar me korale të shumta, klientëve iu ofron pamje në rreth prej 270 gradë në jetën nënujore. Ai është i bërë në kuadër të rinovimit të ishullit Rangalifinolhu.
Lakra dhe kondomë (Tajlandë)
Zinxhiri tajlandez i restoranteve ‘Lakra dhe kondomë’ iu ofron klientëve të vetë edhe një përvojë të papërsëritshme. Në muret e restorantit gjenden kondomë, ndërsa fotografitë e tyre janë të ngjitura edhe nëpër tepsi. Në vend të çokollatës, në fund të darkës klientëve do t’iu ofrohen kondomë. Fitimi të cilin e realizon restoranti i shkon Shoqatës për Zhvillimin e Bashkësisë dhe Banorëve.
Restoranti mjekësor (Tajvan)
‘D.S Music restorant’ në Taipei është ndërtuar në stil të spitalit, me paterica në mure, kameriere të veshura si motra medicinave dhe pije që shërbehen nga qeset për infuzion. Pronari i restorantit erdhi në këtë ide, sepse deshi të shprehe mirënjohje për kujdesin të cilin ia kishin ofruar mjekët përderisa gjendej në një spital lokal.
Restoranti i luftës (Liban)
Buka në formë projektimi, patatet si granata- menyja e pazakontë dhe rrethi e bëjnë këtë zinxhir të restoranteve unik në Liban.
‘Buns and Guns’ është restorant i njohur në tërë shtetin si shtëpi e ‘Ak-47 kallashnikovit’, që në fakt është senduiç me mish viçi. Kuzhinierët bartin helmeta, ndërsa klientët mund të porositin ‘Claymore Pizza’ dhe të kënaqen në shujtën e tyre krahas zhurmës së shkrepjeve nga pushka dhe eksplodimit. Mjaft flet motoja e këtij restoranti që thotë: Senduiçi mund t’iu vras’.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi