6 restorantet më çuditshëm në Evropë
Sat 29 Mar 2014 - 15:51
Nëse keni dëshirë që të drekoni ose të darkoni në një vend të veçantë, atëherë ju sugjerojmë që të vizitoni një nga restorantet e mëposhtme, pasi janë vërtetë të rrallë. Në listën e restoranteve më të çuditshëm të botës, renditet restoranti i lëvizshëm “Darka në qiell”, në Bruksel, apo ai restoranti Vetëm dy” në Rieti, i cili është restoranti më i vogël në botë.
Ja cilët janë 6 restorantet më unikë në botë:
1. Në radhë të parë është restoranti i lëvizshëm “Darka në qiell”, që lejon 22 persona të hanë në ajër deri në 50 metra lartësi. I projektuar nga Francesco Tortora, hoteli u krijua në vitin 2006 në Bruksel, ndërsa gjatë viteve të fundit është zhvendosur në 40 qytete, duke përfshirë Venecian.
Ky restorant ka pritur shefat më të mirë në botë. Klientët janë të lidhur me karriget dhe ushqimet e tyre, në raste të veçanta janë të shoqëruar nga violinistë ose DJ. Restoranti nuk rekomandohet për personat që vuajnë nga lartësitë.
2. Në vendin e dytë është restoranti më i vogël në botë,i cili quhet ”Vetëm për dy” në Vacone, provincë e Rieti.
Ky restorant unik, i vendosur në një shtëpi të ndërtuar gjatë shekullit të XIX-të ka vetëm një tavolinë ku çdo ditë mund t’i shërbehet vetëm një çifti. Rezervimet bëhen vetëm përmes e-mailit dhe një darkë romantike kushton 250 euro për person, duke përjashtuar shampanjën.
3. Në vendin e tretë renditet hoteli ”Espai Sucre” në Barcelonë, i famshëm për mësimet e gatimit për klientët.
Restoranti i ofron vizitorëve të zgjedhin ëmbëlsira nga më të ndryshmet.
Nuk ka antipasta apo pjata të para. Klientët mund të zgjedhin nga gjashtë menutë e ndryshme që ofron ky restorant, si dhe një gamë trajtimesh gatimi.
4. Në vendin e katërt është “Electrolux Cube”, një restorant lëvizës që akomodon klientët në kulmet e ndërtesave më të famshme në botë.
Në vitin 2012 ai ishte në Milano për 4 muaj dhe ka qendruar përballë Piazza del Duomo. Restoranti është sponsorizuar nga kompania suedeze me të njëjtin emër dhe ofron gatimet më të mira të shërbyera nga kuzhinieri më i njohur, Michelin.
5. Të hash drekë në një shpellë mund të duket jo higjenike dhe madje edhe pak e frikshme.
Por jo për mysafirët e ”Marsden Grotto” në South Shields, një qytet bregdetar në Britani, i cili mban vendin e pestë në renditje. Klientët bëjnë çmos për të marrë një tavolinë në këtë vend të bukur me pamje nga deti.
Në të kaluarën, këtë restorant e kanë përdorur marinarët dhe kontrabandistët për tu fshehur nga autoritetet. Sot thuhet sikur është i rrethuar nga fantazmat, por pavarësisht nga legjendat, restoranti po korr sukses dhe fitime të mëdha.
6. Mund të konsiderohesh me fat të hash një drekë në ”H.R. Giger Muzeu Bar”, i gjashti në renditje, i cili është i vendosur në Gruyères të Zvicërs.
Ajo ç'ka e bën unik këtë restorant, është se të krijohet përshtypja e të qenurit në zorrët e një përbindëshi të madh. Restoranti është i errët dhe i shtrirë dhe disa nga hapësirat e tij janë projektuar nga piktori surrealist Hans Rudolf Giger.
/Shekulli Online/ E.B./
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi