Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kosova riparon raportet me FMN Empty Kosova riparon raportet me FMN

Tue 30 Oct 2012 - 9:38
Qeveria e Kosovës rregullon marrëdhëniet me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Në një konferencë për shtyp u bë e ditur se FMN-ja ka aprovuar projektin e qeverisë për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Shkup dhe 40 milionët e marrëveshjes “stand by” pritet të vijnë në fund të këtij viti.

Përfaqësuesit e FMN gjatë misionit në Prishtinë kanë takuar përveç qeverisë edhe përfaqësues të subjekteve të tjera politike, me të cilat janë dakorduar për rregullën fiskale, qëllimi i së cilës është ruajtja e stabilitetit makrofiskal edhe në të ardhmen, kur shteti mund të ballafaqohet me kriza fiskale.

“Ka një disponim pozitiv nga të gjithë dhe pritet që të ketë aprovim të rregullës fiskale në pjesën e parë të vitit të ardhshëm”, deklaroi ministri i Financave, Bedri Hamza.

“Synimi i programit është që Kosova t’u bëjë ballë turbullirave. Gjëja e parë është që të ketë një kornizë të qëndrueshme buxhetore dhe një përbërese e rëndësishme është që të ketë një bilanc bankar të qëndrueshëm për shkak se ky është një lloj lehtësuesi që amortizon tronditjet eventuale në zonën e euros, dhe qëllimi i programit ka qenë të arrihet një niveli i përshtatshëm i bilancit bankar”, deklaroi Johannes Wiegand, shef i misionit të FMN-së.

“Për të filluar projekti i autostradës që kushton dhe që është presion për buxhetin e vendit, kemi rënë dakord që në momentin e caktimit të ndërtimit të këtij projekti niveli i bilancit bankar do të jetë 300 milionë euro dhe se projekti do të zgjasë deri në vitin 2016. Ne duam që kjo autostradë të ketë leverdi ekonomike dhe që të ketë proçes transparent dhe konkurrues”, ka shtuar zyrtari i Fondit.

Mbledhja e radhës e bordit të FMN-së mbahet më 21 dhjetor. Në këtë mbledhje pritet që të merret vendimi për 40 milionë euro të tjera ndihmë për buxhetin e Kosovës.
Kosova riparon raportet me FMN Prishtina-newborn
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi