- PrincoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3887
Hobi : Leximin
Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
Anetaresuar : 26/03/2012
Cilet jan raportet e juaja me fqinjet ?
Sat 18 May 2013 - 10:36
Islami vë rëndësi të lartë ndaj të drejtave të fqinjve. Libri i të Madhit i urdhëron pasuesit e vet që të shfaqin dashamirësi ndaj atyre që i kemi afër me shtëpi. Obligimet ndaj fqiut vijnë menjëherë pas obligimeve të prindërve dhe të afërmve. Shembulli ynë – Pejgamberi alejhi selam la model të shkëlqyer se si duhet të sillemi ndaj fqinjve. Ai ishte shumë i butë dhe miqësor ndaj As-habu Suffa të cilët ishin fqinjtë e tij të parë. Një herë Aliu (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) kërkoi një shërbëtor për gruan e tij – Fatimen (All-llahu qoftë i kënaqur prej saj!), mirëpo Pejgamberi alejhi selam nuk e miratoi kërkesën e tij duke thënë: “Jo, përderisa të pajisen As-habu Suffa!”. Thënë shkurt, në detyrat ndaj fqinjve përfshihet trajtimi i mirë dhe mosdëmtimi me vepra ose me fjalë. Më tej, atyre duhet dërguar ushqim e dhurata sadoqë të jenë të vogla. Pastaj, në raste kur janë të sëmurë, duhet të vizitohen dhe t’u ofrohet ndihmë optimale për t’ua përmirësuar gjendjen.
Disa juristë islamë kanë dhënë gjykim në bazë të Kur`anit dhe Hadithit se pasuria u takon fqinjve nëse pronarët vdesin dhe nuk kanë trashëgimtarë të afërt. Në fakt, kjo e drejtë ndaj fqiut dhe të drejtat paraprake që u përmendën më lartë janë dhënë ekskluzivisht nga Islami dhe se asnjëherë më parë asnjë fe a ideologji nuk ka paraparë kësi rregulla.
Argument nga Kur`ani
1) “Adhurojeni All-llahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send! Silluni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimëve, ndaj të varfërve, ndaj fqiut të afërt, ndaj fqiut të largët, ndaj shokut pranë vetes, ndaj udhëtarit të largët dhe ndaj robërve! All-llahu nuk e do atë që është kryelartë dhe atë që lavdërohet!” (Kur`an, 4: 36).
Argumente nga Sunneti
1. Enesi (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Nuk do të hyjë në Xhennet ai njeri fqiu i të cilit nuk është i qetë prej telasheve nga ai!”.
[Transmeton Muslimi]
per ma shum ndegjojeni ket video ku tregohen detyrat, obligimet , dhe shuum gjera tjera..

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi