Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Edi Rama: Patriotizëm nuk është të shash fqinjët Empty Edi Rama: Patriotizëm nuk është të shash fqinjët

Sat 7 Apr 2012 - 20:46
Edi Rama: Patriotizëm nuk është të shash fqinjët Edi-Rama-Asamblea-7-Prill-2012Tiranë, 7 prill 2012, NOA Update/I.Toptani – Në fjalimin e sotëm para Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, lideri i opozitës Edi Rama është pozicionuar për herë të parë kundër qëndrimeve nacionaliste, që siç i quajti ai, nuk janë patriotizëm dhe as i shërbejnë interesit kombëtar.

Në këtë mënyrë kryetari i opozitës ka dalë hapur kundër qëndrimeve dhe retorikave të forta nacionaliste kundër fqinjëve grekë, duke nënkuptuar këtu retorikat nacionaliste të artikuluara nga PDIU (Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet) dhe AK (Aleanca Kuq e Zi).

“Taksat janë patriotizëm. Po u them të gjithë patriotëve shqiptarë që patriotizëm sot nuk është të shash fqinjët. Është kompleks inferioriteti të shash fqinjët. Patriotizëm është sot të qëndrosh për interesin kombëtar kur ai cënohet, siç u cënua me marrëveshjen e detit. Po ama të qëndrosh për interesin kombëtar edhe kur ai duhet mbrojtur dhe mbrojtja e interesit kombëtar është që të kemi një shoqëri të fortë dhe një shoqëri, e cila tek taksat shikon kontributin e vet patriotik në radhë të parë”, deklaroi Edi Rama gjatë asamblesë, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Gjatë fjalës së tij Kryetari i Partisë Socialiste nënvizoi se alternativa e PS-së është rimëkëmbja e ekonomisë.

“Ne duam punësim real. Ata ofrojnë rritje të papunësisë. Oferta e tyre është rrënimi i mëtejshëm ekonomik”, deklaroi Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, duke nënvizuar kështu dallimin e dukshëm sipas tij mes PS-së dhe mazhorancës qeverisëse.

Lideri i opozitës deklaroi se tashmë zgjedhja po qartësohet përditë e më shumë për qytetarët dhe ajo është sipas tij, “një Rilindje Shqiptare, ose “dorëzim përballë rrënimit të mëtejshëm”.

Edi Rama bëri publike më tej gjatë asamblesë dallimet e shumta me mazhorancën në raport me ekonominë.

“Ne duam taksim të ndershëm, ata ofrojnë një taksë të sheshtë që mbyt shtresën e mesme dhe të varfrit. Ne duam ta mbështesim biznesin. Ata ofrojnë vetëm një rrugë qorre për biznesin, që sjell rrënimin e mëtejshëm të tij. Ne duam shërbime publike që të jepen sipas nevojës. Ata ofrojnë shërbime publike vetëm sipas mundësisë për të paguar. Ne duam një zhvillim modern rural. Ata ofrojnë si të vetmen rrugë braktisjen e fshatit në gjendje natyrale”, tha Rama, duke nënvizuar se këto dallime po bëhen edhe më të qarta falë tryezave të programit të PS-së.

Kryetari i PS-së e cilësoi dramatike dallimin kaq diskriminues në përcaktimin e kontributeve, mes atyre që fitojnë më pak dhe atyre që fitojnë më shumë.

Sipas tij, “e ashtuquajtura ulje e taksave që propozon në vijimësi kryeministri, vijon të jetë ulje për ata që janë vetëm 5% e komunitetit të sipërmarrësve”.

“Ne do të ulim taksat për këtë 95% të shqiptarëve”, premtoi Rama.

Kryesocialisti foli për pasurinë e madhe publike siç është miniera e Bulqizës, duke nënvizuar se sot në vend fabrikat e çimentove janë vlerë për 300 mijë banorë.

“Për të bërë para për të blerë varfërinë dhe për të manipuluar zgjedhjet që të mbash pushtetin dhe përdor pushtetin për të akumuluar para që të vazhdosh të bësh të njëjtën gjë. Ne në këtë qëndrim ndaj pasurisë publike bëjmë një dallim shumë të madh me ata. Për ne pasuria publike është pasuri e përbashkët e të gjithë shqiptarëve dhe nga qeverisja e të mirave publike dallon në radhë të parë një forcë politike nga një tjetër. Dallon një forcë si e jona nga një fuqi shkatërruese si e tyrja”, tha Rama.

Kryetari i opozitës tha se “problemi ynë është varfëria”, për të cilën tha se nuk luftohet duke luftuar të pasurit dhe as pasurinë.

Sipas Ramës fakti që prona është e paqëndrueshme, e pasigurtë, nuk garanton asnjë qetësi për një investim afatgjatë.

“Nga kontaktet jopublike del e qartë se sipërmarrësit po rrisin investimet për t’u mbrojtur nga krimi. Për t’u mbrojtur nga goditja kriminale, nga kanosja e krimit ordiner”, u shpreh kryetari i PS-së.

Duke folur për një pikë tjetër të programit siç është kualifikimi i krahut të punës, Rama tha se “programi ynë çështjen e punësimit e shikon pazgjidhshmërisht me një politikë të re për arsimin”.

Ai nënvizoi se PS nuk është kundër spitaleve private dhe universiteteve private, duke arsyetuar se këto nuk janë zgjidhja për këta 1 milionë njerëz që duhet të paguajnë 4-5 herë më shumë në dorë, krahasuar me 2 vjet më parë.

“Problemi tërësor i ekonomisë është një problem i vendosjes në themel të poltikës ekonomike të një fryme të së drejtës”, tha Rama.

Shefi i selisë rozë u ndal edhe tek programi për zhvillimin modern rural, që sipas tij i vë theksin ndalimit të shëmtimit të pandalshëm të fshatit, sepse sipas Ramës, “tek bukuria e zonave rurale Shqipëria ka potencialin e vet më të madh ekonomik”.

Kryetari i opozitës deklaroi se rruga e programit dhe ripërtëritja organizative e Partisë Socialiste duhet të jenë e njëjta gjë.

“Ndryshe nga ç’ mendohet varfëria, papunësia, korrupsioni nuk janë aleatët e opozitës në një vend ku s’ka zgjedhje të garantuara. Janë aleatët e një pushteti që i mban të varfër sepse i blen më kollaj. Duhet ta bëjmë rrugën e programit një rrugë ku në të dyja korsitë ne të mund të arrijmë t’ju themi njerëzve “ Po! Po! Po!”, apeloi Rama.

mit/noa.al
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Edi Rama: Patriotizëm nuk është të shash fqinjët Empty Re: Edi Rama: Patriotizëm nuk është të shash fqinjët

Sat 7 Apr 2012 - 21:01
EDI RAMA REAGOJ I PARE POLITIKAN NE SHQIPTAR KUNDER INCIDENTEVE NE MAQEDONI PERGEZOJ
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi