- PrincoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3887
Hobi : Leximin
Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
Anetaresuar : 26/03/2012
Instrumentalizimi është turp, e jo patriotizëm!!?
Fri 5 Oct 2012 - 14:58
Instrumentalizimi i ndjenjave dhe vlerave fetare e kombëtare si dhe instrumentalizimi vlerave njerëzore e morale, kohëve të fundit në shoqërinë bashkëkohore sikur është shndërruar në vlerë dhe gjithnjë e më shumë po përvetësohet nga çdo kush që ka fuqi për të këtë çështje. Kjo nuk është më thjeshtë retorikë e kalemxhinjve për të mbushur faqet e mediumeve, por është realitet empirik që mund ta hasësh kudo që lëvizë në këtë shoqëri, duke filluar prej rrugës e deri te instancat më të larta shoqërore, kurse më i theksuar është te institucionet që ky fenomen as nuk guxon të paramendohet, e jo më të legjitimohet. Ky fenomen është i theksuar edhe te individë të cilët në pamje duken si engjëllush, por në realitet, në brendësi e tyre ndërtojnë imagjinatën se këta dhe vetëm këta janë meritorë edhe për lindjen e diellit nga lindja dhe perëndimin e tij në perëndim, sepse po të mos ishin këta instrumentalistë, dielli do të lindte në veri e perëndonte në jug.
Kjo ndjenjë e intrumentalizimit dhe që po kultivohet me të madhe në shoqërinë bashkëkohore sikur po shndërrohet në vlerë dhe aftësi edhe pse në realitet kjo nuk mund të jetë asgjë më shumë se një dinakëri moderne që në botën e vlerave quhej tradhti.
Instrumentalizimi i vlerave dhe i ndjenjave pavarësisht se ato janë fetare, kombëtare, njerëzore e humane apo edhe të karaktereve tjera si, politike apo ekonomike, bëhet thjesht për interesa individuale ose grupore e klanore. Për të ushqyer këtë formë të manipulimit shkohet në skajshmërinë e shfrytëzimit të militantëve të pavetëdijshëm për veprën e tyre të cilët kanë si detyrim “moral” grumbullimin e ujit në jazin e mullirit të liderëve të tyre. Këta militantë të pa vetëdijshëm mendojnë se uji lumi i takon shtratit të tij, por realisht shtrati i takon lumit, sepse shtrati i lumit vetëm sa mund të freskohet nga uji që kalon mbi të, por grumbullohet diku tjetër.
Megjithatë personalisht kam bindjen se e vërteta është e vërtetë, ajo mund të nëpërkëmbet dhe keqtrajtohet për interesa mediokre, por assesi të mposhtet dhe të zhduket nga faqja e dheut, ajo një ditë herët apo vonë do të ngadhënjejë, kurse instrumentalistët do të mallkohen, por kjo nuk donë të thotë se për këtë prolongim dhe neglizhencë nuk do të paguajmë harxhin e saj.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi