Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

“Nuk ka patriotizëm më të madh se të luftohen radikalët islamikë në Kosovë” Empty “Nuk ka patriotizëm më të madh se të luftohen radikalët islamikë në Kosovë”

Fri 24 Aug 2012 - 15:28
Message reputation : 100% (1 vote)
Nga Imer Mushkolaj

U trishtova sërish ditët e fundit, pas leximit të një hulumtimi për rrezikun që i kanoset Kosovës nga radikalizmi islamik. Jo aq nga ideja se ata që e ndjekin këtë rrugë po shfrytëzojnë çdo formë për të bindur sa më shumë njerëz që t’u shkojnë pas, por më shumë nga fakti se autoritetet po merren me ta fare pak, për të mos thënë aspak, duke i lënë të operojnë lirshëm.

Organizata të identifikuara si mbështetëse të terroristëve tash sa vjet financojnë ndërtimin e xhamive nëpër Kosovë dhe të tjera projekte. Të fshehura kryesisht pas emërtimeve “humanitare” e “kulturore”, ato pa pikë pengesash vazhdojnë agjendat e tyre radikale.

Që nga përfundimi i luftës, Kosova është shndërruar në oazë të organizatave të shumta “humanitare” – jo vetëm myslimane, të cilat qëllim parësor nuk e kanë humanizmin. Me to nuk është marrë askush seriozisht, por ato janë marrë seriozisht me ne.

Njerëzit e varfër e kanë pranuar ndihmën e tyre si shenjë të vullnetit të mirë, pa iu ardhur ndërmend se lehtësisht mund të keqpërdoren për të tjera qëllime.

Kemi parë viteve të kaluara skena trishtuese, me vajza të vogla të mbuluara me shami. Kemi dëgjuar edhe arsyetime të tipit se ato po duan vetë të mbulohen!

Kemi parë edhe veprime të dhunshme të radikalëve islamikë, që kanë ardhur të na tregojnë se cili është islami i vërtetë.

Ata kanë rrahur hoxhallarë që nuk e pranojnë mënyrën e tyre të praktikimit të fesë, ndërkaq në ligjëratat e veta bëjnë thirrje për luftë ndaj “të pafeve”. Vazhdojnë t’i luftojnë të gjithë ata që mendojnë ndryshe dhe që nuk e pranojnë mënyrën e re të të jetuarit. Duan që Kosovën ta arabizojnë, ta largojnë nga praktikimi i islamit tradicional dhe të sjellin një frymë dhe mënyrë jetese që s’është parë ndonjëherë këndejpari.

Ata kanë sulmuar imamë që kanë këmbëngulur të ruhen dhe kultivohen vlerat fetare, të cilat janë trashëguar nga të parët. Dhe, gjithçka e kanë bërë me mbështetjen e heshtur të Bashkësisë Islame të Kosovës, institucion që duket se është kapur nga radikalët.

Rastet e dhunës ndaj hoxhallarëve që praktikojnë islamin tradicional, por edhe protestat për ndërtimin e një xhamie të madhe në Prishtinë dhe për lejimin e bartjes së shamive nëpër shkolla duhet të jenë alarm për të gjithë, në radhë të parë për institucionet, se sa të rrezikshëm mund të jenë ata që nuk zgjedhin mjete e as mënyra për t’i arritur qëllimet e tyre.

Ata që ligjërimet përpara xhematit i kanë të mbushura plot jotolerancë, mllef e fyerje ndaj feve të tjera, plot thirrje për dhunë ndaj të tjerëve që nuk janë si ata.

Ata që arsyetojnë vrasjen e të pafajshmëve “në emër të islamit”, që urrejnë Amerikën dhe çdo gjë amerikane, që Osama bin Ladenit i thurin vargje e i këndojnë këngë.

Ata që flasin për islamin si fe të paqes dhe tolerancës, por që shfaqen jotolerantë e racistë.

Ata janë të rrezikshmit, të dhunshmit.

* * *

“Shqiptarët kanë qenë myslimanë për më shumë se 500 vjet dhe atyre nuk iu duhen të huajt (arabët) për t’iu treguar se cila është mënyra më e mirë për ta praktikuar islamin”. Kjo deklaratë e Rexhep Bojës, ish-udhëheqësit të Bashkësisë Islame të Kosovë dhe personit i cili u përpoq të përballojë presionin e misionarëve radikalë ndaj BIK’ut, flet shumë për identitetin fetar të shumicës së kosovarëve.

Myslimanët e Kosovës janë në përgjithësi trashëgimtarë të islamit osman por këta misionarë, të cilët Boja përpiqej t’i mbante sa më larg BIK’ut, po provojnë që identitetin kombëtar shqiptar ta shndërrojnë në një identitet fetar. Ndonëse zyrtarisht e publikisht pa agjenda radikale e të dhunshme, ata ditë e natë përhapin pikëpamjet e tyre ekstremiste dhe fshehurazi rekrutojnë të rinj që përkrahin idetë e tyre.

Vendin e Bojës në BIK e ka zënë Naim Tërnava, i cili nga disa imamë është akuzuar se përkrah gupe radikale dhe ekstremiste islame. Madje Stephen Suleyman Schwartz, drejtor i Qendrës për Pluralizëm Islamik me seli në Washington, e ka cilësuar atë si një prijës vahabist në Kosovë. Sipas Schwartz’it, islami sunit i kosovarëve është konvencional dhe i moderuar, kurse sufizmi shpirtëror një fuqi ndër besimtarët.

Por, pikërisht ky islam i moderuar po luftohet nga radikalët. Dhe ata do të vazhdojnë veprimtarinë e tyre derisa të lejohen ta bëjnë një gjë të tillë.

Nuk dua të besoj se aktivitetet e tyre nuk vëzhgohen a mbikëqyren nga askush në Kosovë. Po ashtu, nuk dua të besoj se udhëheqësit kosovarë nuk janë të vetëdijshëm për rrezikun që i sjellin ata vendit.

Luftimi i radikalëve islamikë duhet të kthehet në prioritet të autoriteteve dhe të shoqërisë. Nuk ka patriotizëm më të madh se të pengohen ata që po përpiqen t’i mveshin vendit identitet fetar. Dhunshëm dhe rrezikshëm.

Gazeta Express
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

“Nuk ka patriotizëm më të madh se të luftohen radikalët islamikë në Kosovë” Empty Re: “Nuk ka patriotizëm më të madh se të luftohen radikalët islamikë në Kosovë”

Fri 24 Aug 2012 - 15:41
Urime se vertetes. “Nuk ka patriotizëm më të madh se të luftohen radikalët islamikë në Kosovë” 573234
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

“Nuk ka patriotizëm më të madh se të luftohen radikalët islamikë në Kosovë” Empty Re: “Nuk ka patriotizëm më të madh se të luftohen radikalët islamikë në Kosovë”

Fri 24 Aug 2012 - 15:50
Message reputation : 100% (1 vote)
radikallizmi islamik metvrtet e rrezikon kosoven si shoqeri po edhe mashksin islame te kosoves per at arsye ne te ren par duhet duhet ta lufton radikallizmin bashksia islame dh ete gjith besimtart islam.
Abdulgafuri
Abdulgafuri
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
 <b>Mosha</b> Mosha : 45
<b>Postime</b> Postime : 1419
<b>Hobi</b> Hobi : futbolli
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : kastriot
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 10/05/2012

“Nuk ka patriotizëm më të madh se të luftohen radikalët islamikë në Kosovë” Empty Re: “Nuk ka patriotizëm më të madh se të luftohen radikalët islamikë në Kosovë”

Fri 24 Aug 2012 - 16:18
Shqiptare shkruajti:Nga Imer Mushkolaj

qudi si iu kujtu qe kete lajm ta paraqes ne momentet vendimtare per kosoven kur vemendja eshte fokusu ne bisedimet qe pritete te zhvillohen ne mes kosoves dhe serbise dhe ku pritet te ndodhin gjera qe fatkeqesisht nuk do te jene favorshme per ne. dikujt i ra ne mend qe siq thot populli me iu qite hi syve del dhe jep lajme bombastike mbi radikalizmin islamik. me kete deshirojne tua bejne me dije se prej muslimaneve keni frige se keta jane radikal kurse nga ne jo na po u dhurojme paqe, liri.

qudi as nje radikal islamik nuk eshte ne qeveri punet jane lluge ne mos me keq .
as nje radikal islamik nuk punon ne komune por ryshfeti ka shku deri ne hene.
ne as nje tender parat nuk i merr radikalisti islamik por ju duhet ti frigoheni atij e jo atyre te tenderave.
ne spital po te shkosh nuk nese nuk jep para vdes njeri nuk kujdeset askush per te per qudi as aty nuk ka radikal islamik.
ne polici vidhen gjerat e qmuara perseri ftohet populli jo mos keni dert ju keto sjan asgje islamisteve frigohuni.
kam fitu pershtypjne dike nga qeveritar gjumi mos me marr ka me then ata radikalistat islam i kane fajet atyre duhet me iu frigu.
o populli im i dashur po ju genjejne media e shkruara dhe televizive sepse ne realitet ata qe po qeverisin jane rreziku i kesaj shoqerie qe dita dites jane duke e shkatrru kete shoqeri.

Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

“Nuk ka patriotizëm më të madh se të luftohen radikalët islamikë në Kosovë” Empty Re: “Nuk ka patriotizëm më të madh se të luftohen radikalët islamikë në Kosovë”

Mon 27 Aug 2012 - 16:46
Cudi si i'u prek islamizmi Abdulgafurit dhe i erdhi zeri!

Per te tjera nuk jeni ju Abdulgafuri, vetem per injorance!
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

“Nuk ka patriotizëm më të madh se të luftohen radikalët islamikë në Kosovë” Empty Re: “Nuk ka patriotizëm më të madh se të luftohen radikalët islamikë në Kosovë”

Mon 27 Aug 2012 - 18:20
ka ndodhur e njejta gje ne shqiperi ne vitet e para te demokracise kur dhe dekore
me fytyren e bin ladenit erdhen ku terrorsitet u fshehen per te kaluar ne evrope
ku u vra ne menyre mafioze ne zyren e tij kryetari i myslimaneve te shqiperise (fqinji im) dhe su mor kurre vesh gje se kush dhe perse e vrau
te them te drejten i rrepsektoj myslimante shiptare por ato myslimane qe kane marre traditen turke dhe jo ata qe vijne nga shkollat siriane dhe afgane (radikalet)
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Nuk ka patriotizëm më të madh se të luftohen radikalët islamikë në Kosovë” Empty Re: “Nuk ka patriotizëm më të madh se të luftohen radikalët islamikë në Kosovë”

Mon 27 Aug 2012 - 20:13
Message reputation : 100% (1 vote)
Kthimi i shqiptareve ne muslimane radikale te tipit Arab eshte nje vetevrasje kombetare dhe afatgjate e nje Ballkani pa Shqiptare. w3w
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

“Nuk ka patriotizëm më të madh se të luftohen radikalët islamikë në Kosovë” Empty Re: “Nuk ka patriotizëm më të madh se të luftohen radikalët islamikë në Kosovë”

Sat 15 Sep 2012 - 20:53
Message reputation : 100% (1 vote)
Duket qarte ky shkaterrim!

Nese behet nje fjale per islamin, hidhen ne qiell te gjithe si te cmendur!

Ndersa nese behet nje fjale per Atdheun, rrine si te vdekur e nuk ndihen fare!

Si ta quash kete, injoranca radikale?!
Abdulgafuri
Abdulgafuri
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
 <b>Mosha</b> Mosha : 45
<b>Postime</b> Postime : 1419
<b>Hobi</b> Hobi : futbolli
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : kastriot
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 10/05/2012

“Nuk ka patriotizëm më të madh se të luftohen radikalët islamikë në Kosovë” Empty Re: “Nuk ka patriotizëm më të madh se të luftohen radikalët islamikë në Kosovë”

Sat 15 Sep 2012 - 21:10
Luan_Valikardi shkruajti:Cudi si i'u prek islamizmi Abdulgafurit dhe i erdhi zeri!

Per te tjera nuk jeni ju Abdulgafuri, vetem per injorance!

normal qe na vie zeri ,mos prek aty ku dikujt si pelqen. shikojeni injorancen tuaj se pari burre i dheut p0o ju djeg shpirti pse jemi musliman dhe jemi 95 % . me kete vetem vetes tuaj po i beni dem dhe askujt tjeter. e kur vjen puna te atdheu keta musliman e kan tregu qka jane ne gjendje te bejne per atdheun e vet , juve do ishte me mrie te heshtni se te folni.

100 vjet kemi derdh gjak per me gezu kete liri qe e kena pagu me nje qmim shume te lart e ju keni mbet me na tregu qka duhet me ba per atdhe , ju qe me duar e juaja e dermuat shqiperine ne momentet me te rendesishme per popullin shqiptar nga kosova ne thuaje luften civile te vitit 97 . po si siu vie turp te tregoni atdhe dashuri kur vete shaktrruat atdheun tane qe te gjith i kemi pas drejtuar syte nga ju.
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

“Nuk ka patriotizëm më të madh se të luftohen radikalët islamikë në Kosovë” Empty Re: “Nuk ka patriotizëm më të madh se të luftohen radikalët islamikë në Kosovë”

Sat 15 Sep 2012 - 21:22
une kisha thon nuk ka patriotizem me te madh se te rrespektojsh kombin shiptar
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

“Nuk ka patriotizëm më të madh se të luftohen radikalët islamikë në Kosovë” Empty Re: “Nuk ka patriotizëm më të madh se të luftohen radikalët islamikë në Kosovë”

Sat 15 Sep 2012 - 21:30
Abdulgafuri shkruajti:
Luan_Valikardi shkruajti:Cudi si i'u prek islamizmi Abdulgafurit dhe i erdhi zeri!

Per te tjera nuk jeni ju Abdulgafuri, vetem per injorance!

normal qe na vie zeri ,mos prek aty ku dikujt si pelqen. shikojeni injorancen tuaj se pari burre i dheut p0o ju djeg shpirti pse jemi musliman dhe jemi 95 % . me kete vetem vetes tuaj po i beni dem dhe askujt tjeter. e kur vjen puna te atdheu keta musliman e kan tregu qka jane ne gjendje te bejne per atdheun e vet , juve do ishte me mrie te heshtni se te folni.

100 vjet kemi derdh gjak per me gezu kete liri qe e kena pagu me nje qmim shume te lart e ju keni mbet me na tregu qka duhet me ba per atdhe , ju qe me duar e juaja e dermuat shqiperine ne momentet me te rendesishme per popullin shqiptar nga kosova ne thuaje luften civile te vitit 97 . po si siu vie turp te tregoni atdhe dashuri kur vete shaktrruat atdheun tane qe te gjith i kemi pas drejtuar syte nga ju.

O oooooo, ata 95% bashke me turqit e tu e shiten Atdheun ne 100 cope qe 100 vjet jane ende ne roberi...
Po ti je shkja i djallezuar o sketerre qe me tregon gjakun qe s'te rrjedh...
Abdulgafuri
Abdulgafuri
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
 <b>Mosha</b> Mosha : 45
<b>Postime</b> Postime : 1419
<b>Hobi</b> Hobi : futbolli
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : kastriot
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 10/05/2012

“Nuk ka patriotizëm më të madh se të luftohen radikalët islamikë në Kosovë” Empty Re: “Nuk ka patriotizëm më të madh se të luftohen radikalët islamikë në Kosovë”

Sat 15 Sep 2012 - 21:37
shiqone lirine e te shprehjes. qka themi ne duhet patjeter te fshihet.

Edituar për herë të fundit nga Abdulgafuri në Tue 18 Sep 2012 - 10:04, edituar 2 herë gjithsej
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

“Nuk ka patriotizëm më të madh se të luftohen radikalët islamikë në Kosovë” Empty Re: “Nuk ka patriotizëm më të madh se të luftohen radikalët islamikë në Kosovë”

Sat 15 Sep 2012 - 21:49
Luan Kujdes fjalorin te lutem.

Nese nuk dini te debatoni me fakte te pakte mbane gjuhe te paster ,nuk ju ka hije te lexosh shkrimet te tilla nga asnjeri ktu!

Mos detyroni ti mbyllim temat per shkak se nuk debatoni si njerz normal,po e personalizoni & kalon ne sharje e perqarje!
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

“Nuk ka patriotizëm më të madh se të luftohen radikalët islamikë në Kosovë” Empty Re: “Nuk ka patriotizëm më të madh se të luftohen radikalët islamikë në Kosovë”

Sun 16 Sep 2012 - 14:09
Łůnằ shkruajti:Luan Kujdes fjalorin te lutem.

Nese nuk dini te debatoni me fakte te pakte mbane gjuhe te paster ,nuk ju ka hije te lexosh shkrimet te tilla nga asnjeri ktu!

Mos detyroni ti mbyllim temat per shkak se nuk debatoni si njerz normal,po e personalizoni & kalon ne sharje e perqarje!

Edhe ju kujdesni Atdheun ju lutem se e keni bere corape me ate fene islame!

Me te mira...
Sponsored content

“Nuk ka patriotizëm më të madh se të luftohen radikalët islamikë në Kosovë” Empty Re: “Nuk ka patriotizëm më të madh se të luftohen radikalët islamikë në Kosovë”

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi