- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Daçiç: Sukses i madh, zgjedhjet serbe në Kosovë sipas ligjeve tona
Sun 29 Apr 2012 - 22:56
Transmetuar më 29.04.2012 21:21
Beograd, 29 prill 2012, NOA – Një javë para mbajtjes së zgjedhjeve të
përgjithshme parlamentare, presidenciale e lokale në Serbi më 6 maj,
zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Punëve të Brendshme të
Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi se “posedon informacione, se ekstremistët
shqiptarë dhe formacionet paraushtarake kërcënojnë me aksione, që
synojnë sipas tij pengimin e zgjedhjeve të Serbisë më 6 maj”.
Daçiç në një prononcim për gazetarët në Beograd tha se ekzistojnë
informacione të shërbimeve serbe dhe të huaja se jo vetëm “Qeveria e
Prishtinës, por edhe grupe të ndryshme ekstreme të shqiptarëve, që nuk
janë nën kontrollin e KFOR-it dhe EULEX-it, po planifikojnë aksione”,
thotë REL.
Shefi i policisë serbe, ka thënë se këto grupe po planifikojnë “sulme
fizike ndaj vendvotimeve serbe, konfiskim dhe djegie të materialit
zgjedhor, si dhe arrestime e sulme ndaj njerëzve që marrin pjesë në
komisionet zgjedhore”.
Ministri i Brendshëm serb tha se për shkak të këtyre aksioneve, KFOR-i ka përforcuar praninë në Kosovë.
Daçiç vlerësoi se është sukses i madh për Serbinë që zgjedhjet në Kosovë
do të mbahen sipas ligjeve serbe, Rezolutës 1244 dhe me ndihmën e
OSBE-së.
Sipas tij është suksesi më i madh në këto zgjedhje në lidhje me Kosovën.
Më herët gazeta kosovare “Zëri” bëri me dije se misioni ndërkombëtar i
OSBE-së në Kosovë kishte bërë një marrëveshje me Qeverinë e Serbisë të
shtunën, për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare serbe në Kosovë.
Sipas Zërit kjo marrëveshje në anashkalim të institucioneve të Kosovës ishte bërë të shtunën.
mit/noa.al

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi