Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kina “bojkoton” makinat japoneze  Empty Kina “bojkoton” makinat japoneze

Tue 30 Oct 2012 - 9:48
Kina “bojkoton” makinat japoneze  Kine-anti-japoni

Bojkoti “jozyrtar” i produkteve japoneze nga ana e konsumatorëve kinezë regjistroi një tjetër viktimë. Prodhuesi i automjeteve dhe motorrave, Honda njoftoi uljen e fitimeve nga shitjet për këtë vit nga 5.9 miliard dollarë që ishin parashikuar fillimisht, në 4.7 miliard.

Në raportin e publikuar nga kompania japoneze sqarohet se shkaku kryesor janë rëniet e shitjeve me 30 deri në 50 përqind në Kinë, por edhe tregu i trembur europian për shkak të krizës financiare. Menjëherë pas njoftimit të këtij lajmi, aksionet e kompanisë ranë me 5 përqind në bursën e Tokios.

Honda nuk është e vetmja kompani viktimë e tensioneve mes Kinës dhe Japonisë për cështjen e sovranitetit të ishujve Senkaku (për japonezët) apo Diaoyu (për kinezët). Më parë Toyota, Nissan, Mazda dhe Mitsubishi raportuan rënie të shitjeve në Kinë, sidomos gjatë muajit shtator.

Automjetet janë eksportet më në zë të Japonisë dhe “motorri” i ekonomisë së saj, por ato u shndërruan në objektiv të shkatërrimeve nga ana e protestuesve kinezë për shkak të kontestit mbi sovranitetin e ishujve.

Protestuesit kanë shkatërruar qindra automjete të markave japoneze, ndërsa incidenti më i rëndë u regjistrua në qytetin industrial Xi’an, ku një person mbeti i paralizuar pasi protestuesit e nxorrën nga makina japoneze dhe e rrahën.

Për analistët, shkaku kryesor i rënies së shitjeve të produkteve japoneze në tregun e madh kinez është frika e shkatërrimit të tyre, ndërsa pak ndikon edhe ndjenja nacionaliste e bojkotit të produkteve të fqinjit ishullor.


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi