Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

PDK, Krasniqi bojkoton Kongresin  Empty PDK, Krasniqi bojkoton Kongresin

Sat 26 Jan 2013 - 10:14
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Krasniqi nuk do të marrë pjesë në kongresin e partisë të cilën e themeloi e që mbahet këtë fundjavë.

Këtë e konfirmoi vetë kryeparlamentari nëpërmjet një letre të gjatë publike. Arsyet janë parimore dhe kanë të bëjnë me devijimin që sipas Krasniqit ka bërë Partia Demokratike dhe kreu i saj Hashim Thaçi, duke mos respektuar programin dhe vizionin e vendosur kohë më parë.

“Zgjedhjet e fundit nacionale dhe sidomos këto të fundit partiake dëshmojnë përfundimisht se kreu i PDK-së e ka nxjerrë tërësisht partinë nga shtrati i saj themeltar, jashtë programit, statutit të saj dhe

Kreu i PDK-së e ka nxjerrë tërësisht partinë nga shtrati i saj themeltar, jashtë programit, statutit të saj dhe rrjedhimisht jashtë të gjitha vlerave themeluese

Jakup Krasniqi
Kryetar i Kuvendit të Kosovës rrjedhimisht jashtë të gjitha vlerave themeluese. Ai ka eleminuar çdo debat e diskutim e bashkë me këtë çdo vlerë që do të rezultonte gjithandej edhe për çështjet më jetike për vendin dhe kombin”, deklaron Krasniqi.

Krasniqi e quan kryeministrin e Kosovës një sundimtar të gjithëpushtetshëm, i cili e shfrytëzon partinë për çdo gjë e si do ai, si një pronë private me shumë cipçinj të tij, por të cilëve Krasniqi nuk ua përmend emrin.

Ata, shkruan kreu i Kuvendit të Kosovës, duet të thonë vetëm atë që mendon shefi ose të heshtin, sepse shefi mendon për të gjithë, sepse shefi i di të gjitha dhe vendos për çdo gjë, vijon letra publike e Jakup Krasniqit.

Sipas tij, edhe zgjedhjet e fundit partiake janë jashtë çdo norme statuti, jashtë vullnetit të anëtarësisë së identifkuar të partisë dhe të strukturave të saj. Kjo situatë i jep arsye atij që të mos jetë e as pjesëmarrës në kongresin zgjedhor të PDK-së.

“Përmes këtij proçesi zgjedhor, kreu i saj ka bërë zgjedhje për të kënaqur ambicjet e tij dhe vetëm të tijat, por jo zgjedhje për Kosovën dhe qytetarët e saj. Unë kam kërkuar dhe do të angazhohem për një subjekt politik që bën zgjedhje të ndershme për qytetarët e Kosovës, të cilët meritojnë një jetë më të dinjitetshme. Për angazhimin, vendimin dhe veprimin tim të mëtejshëm, qytetarët do t’i informoj në kohën e duhur”, thotë më tej Krasniqi.

Letra e kransiqit drejtuar bashkëvepruesve të tij përfundon me faktin që ai do të ndihet i lumtur nëse veprimi i tij prek sadopak membranën e ndergjegjes së tyre.

Përçarja mes Krasniqit dhe kryeministrit Hashim Thaçi duket se ka filluar kohë më parë dhe kjo dukej edhe në përgjimet e publikuara, ku Thaçi e quante Krasniqin “Jakupovski”. Kërkesa e tij për shtyrjen e kongresit deri në lirimin e Fatmir Limajt nga akuzat duket se i dha fund edhe bashkëpunimit me kryesinë e PDK-së.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi