Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Galeria e Arteve shpall konkursin për Kongresin e Lushnjës Empty Galeria e Arteve shpall konkursin për Kongresin e Lushnjës

Thu 29 Mar 2012 - 19:48
Galeria e Arteve shpall konkursin për Kongresin e Lushnjës 52835TIRANE - Në kuadër të festimeve që do të organizojë Shteti Shqiptar për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë gjatë vitit 2012, do të realizohet edhe monumenti kushtuar Kongresit të Lushnjes, që do të vendoset në qytetin e Lushnjes.

Galeria Kombëtare e Arteve dhe Ministria e Kulturës kanë shpallur dje "Konkurs kombëtar për realizimin e monumentit kushtuar Kongresit të Lushnjes që do të vendoset në qytetin e Lushnjes".

Ndër kriteret e tij përmenden monumenti, bazamenti dhe shkrimi përkatës, i cili është informacion i rëndësishëm për njohjen me ngjarjen, ndërsa theksohet se çdo artist, grup artistësh apo studio propozon në këtë konkurs vetëm 1 (një) bocet. Sipas njoftimit të GKA-së boceti pjesëmarrës nuk duhet të kalojë më shumë se 100 cm lartësi dhe mund të realizohet në çdo lloj materiali.

Artisti, grupi apo studio duhet të dorëzojnë bashkë me bocetin një foto të imazhit konkurrues, CV të plotë të artistit, grupit të artistëve apo studios, foto personale dhe kopje të diplomës të studimeve të larta të noterizuar.

Ky dokumentacion është i vlefshëm për punën dhe diskutimet e jurisë si dhe për arkivimin e këtij fakti në dosjen e skulpturës që shpallet fituese. Boceti pjesëmarrës do të dorëzohet në Galerinë Kombëtare të Arteve deri me datë 21 Maj 2012 ndërsa shpërblimi artistik për realizimin e monumentit do të jetë 2 000 000 lekë.
Kontrata ndërmjet artistit fitues dhe MTKRS do saktësojë edhe mjedisin ku do të realizohet monumenti apo pika të tjera të sferës profesionale.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi