Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Galeria Kombëtare e Arteve reagon për veprën e heroit Adem Jashari Empty Galeria Kombëtare e Arteve reagon për veprën e heroit Adem Jashari

Thu 16 May 2013 - 20:50
  • Galeria Kombëtare e Arteve reagon për veprën e heroit Adem Jashari GKA: Vepra e Jasharit ka qenë në ruajtje të përkohshme dhe jo në ekspozim

Galeria Kombëtare e Arteve reagon për veprën e heroit Adem Jashari Galeria
Galeria Kombëtare e Arteve reagon për veprën e heroit Adem Jashari, e cila është gjetur e hedhur para disa ditësh në mes të plehrave. Sipas GKA-së, busti i heroit Adem Jashari është një vepër arti e përmasave të vogla, e cila në vitin 2012 u lëviz nga pozicioni në të cilin ndodhej “Rruga e Durrësit në Tiranë”, pasi u zëvendësua në të njëjtin vend me një monument shumë herë më dinjitoz, dedikuar kësaj figure, i cili në përmasë dhe në përmbajtje, plotëson tashmë më së miri, respektin kombëtar ndaj kontributit të kësaj figure të shquar të kombit. Për pasojë, monumenti ekzistues i përmasave të vogla (një kokë punuar në material beton) u vendos përkohësisht në ruajte në oborrin e pasëm të GKA, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar në lidhje me të. Është shumë i rëndësishëm të theksohet fakti që në asnjë rast ky bust nuk është sjellë në GKA për ekspozim as brenda dhe as jashtë territorit të saj. Por, edhe pse ky objekt, nuk u depozitua pranë GKA si pjesë e fondit të saj, institucioni morri të gjitha masat e nevojshme që ai të mos dëmtohej dhe të qëndronte në ruajtje deri në momentin që do të tërhiqej.

Ndër të tjera sqarojnë se oborri i pasëm i GKA-së nuk është as një vend grumbullimi plehrash dhe as një territor i destinuar për to. Në këtë ambient ndodhen edhe vepra të tjera në ruajtje, të cilat janë vendosur aty sipas specifikës teknike që paraqet përmbajta e secilës prej tyre. Si përfundim sipas GKA-së, ky objekt ka qenë thjesht në ruajtje të përkohshme dhe jo në ekspozim.shekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi