Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Burg pa afat Anagnostit për pedofili, nëna e vajzës e mbron Empty Burg pa afat Anagnostit për pedofili, nëna e vajzës e mbron

Tue 30 Oct 2012 - 14:27
Burg pa afat Anagnostit për pedofili, nëna e vajzës e mbron Druja-g
Betejë ligjore në Gjykatën e Sarandës në seancën për vlerësimin e masës së sigurisë për Panajot Anagnostin. Për 47-vjeçarin nga Krane e Delvinës, i cili u vu në pranga pas një denoncimi nga bashkëjetuesja e tij për përdhunimin e së bijës 8 vjeçe, u vlerësua i drejtë arresti me burg pas afat deri në përfundim të hetimit. E papritura e procesit ishte nëna e vajzës, pra denoncuesja. Pavarësisht faktit që bashkëjetuesja e ka çuar drejt qelisë burrin e akuzuar për pedofili, në emër të saj ditën e djeshme, avokati mbrojtës i të arrestuarit ka lexuar një deklaratë ku Klementina Çaushi ka shfajësuar të dashurin e saj. Gjithashtu, avokati mbrojtës, përveç letrës së nënës së vajzës së dhunuar është mbajtur fort pas pretendimeve të vetë 47-vjeçarit, i cili ka mohuar të ketë kryer marrëdhënie seksuale me vogëlushen 8 vjeçe që mban në shtëpi prej më shumë se 10 muajsh. Por, prokurori i çështjes, i është referuar një prove të fortë, raportit mjeko-ligjor të lëshuar nga mjeku gjinekolog në Gjirokastër dhe nga eksperti i Mjekësisë Ligjore në Sarandë si dhe dëshminë e padisë së aktit të tmerrshëm që ka bërë ditën e denoncimit, vetë Klementina Çaushi. Ndërkohë, prokurori ka mbledhur në dosjen e tij me dhjetëra dëshmi dhe fakte, të cilat shkojnë të gjitha në disfavorin e çiftit bashkëjetues Anagnosti- Çaushi. Gjykata nuk ka marrë parasysh përpjekjet e gruas dhe as të avokatit, por ka lënë në burg pa afat të arrestuarin për pedofili.

Deponimi i Klementina Çaushit në polici

Referuar burimeve të policisë së Sarandës, bëhet e ditur se ngjarja është rindërtuar në bazë të dëshmisë së shtetases Klementina Çaushi, e cila është prezantuar ligjërisht si e ëma e të dhunuarës L. Ditën, që ajo pretendon se ka ndodhur përdhunimi i së bijës nga bashkëjetuesi i saj, ajo ka qenë në punë. Fëmijët kanë ardhur nga shkolla në orarin e zakonshëm dhe në shtëpi nuk kishte bukë mjaftueshëm. E kanë lënë që bukën do e sillte Klementina kur të kthehej, por sipas saj, Panajoti i ka dhënë 5 mijë lekë (të vjetra) djalit, të shkojë në dyqan të blinte bukë dhe ca gjëra të tjera. Madje i ka përcaktuar edhe dyqanin që duhej të shkonte, rreth 25 minuta larg vajtjeardhje dhe se në atë dyqan, që rezulton të jetë i shtetases Elina, dëshmitare e pranisë së fëmijës, familja e tyre nuk blinte ndonjëherë. Rrugës në kthim, nënë e bir janë takuar dhe Klementina ka treguar se është habitur kur ka parë djalin me bukë në duar. E ka pyetur se kush e kishte dërguar dhe i biri i ka thënë se e kishte nisur “xhaxhi Pandi”. Atëherë gruaja ka nxituar për në shtëpi dhe kur ka mbërritur për në banesë, sipas saj ka gjetur vajzën duke parë televizor në kuzhinë, ndërsa bashkëjetuesin e saj të zhveshur në dhomën e gjumit. Eshtë përpjekur deri vonë duke komunikuar me të bijën të kuptojë se çka dhe sipas saj nga mbrëmja, vajza i ka treguar për atë çfarë kishte ndodhur me “xhaxhi Pandin” në dhomën e gjumit.

Provat e prokurorisë

Prokuroria e Sarandës ka dokumentuar në cilësinë e provës materiale një mori dëshmish, raportin mjeko-ligjor si dhe materiale kompromentuese në shtëpinë e Panajot Anagnostit. Referuar të dhënave që vijnë nga hetimi, bëhet e ditur se në dhomën e gjumit të çiftit është gjendur një leckë e mbledhur dhe e bërë shuk, e cila është marrë dhe është dorëzuar për ekspertim të mëtejshëm. Gjithashtu mjeku gjinekolog ka përcaktuar në raportin e lëshuar prej tij se e mitura kishte deflorim të vjetër se vajza ka dëmtime edhe në organet gjenitale. Gjithashtu prokuroria ka depozituar edhe dëshmitë e vajzës dhe të vëllait të saj, të cilët në prani të psikologëve kanë dhënë detaje tronditëse të bashkëjetesës së tyre me “xhaxhi Pandin”, të cilin e identifikojnë si një njeri që pi shumë birra dhe që e ka dorën më të rëndë se mamaja e tyre.



Rrëfimi i djalit

S`do ta lë kurrë motrën vetëm

Ai është 7 vjeç. Ka dëshmuar, pa ia ditur rëndësinë fjalëve të tij në praninë e psikologëve, jo vetëm gjendjen në familjen që ka zgjedhur e ëma e tyre, por madje edhe dhunën e ushtruar mbi ta. “Unë s`do ta lë kurrë më vetëm motrën time’, mësohet të iu ketë thënë ekspertëve të hetimit, ndërsa ka dëshmuar, se shpesh herë kur mamaja e tyre nuk ishte në shtëpi “xhaxhi Pandi” e urdhëronte të shkonte herë në një vend e herë në një tjetër, ndërsa me vajzën e vogël mbyllej në dhomën e gjumit. Gjithashtu, djali ka treguar se xhaxhi Pandi edhe e rrihte ndonjëherë, ndërsa “ai gjithmonë, sipas tij, di të pijë vetëm birra”.

Nikoleta Kovaçi
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Burg pa afat Anagnostit për pedofili, nëna e vajzës e mbron Empty Re: Burg pa afat Anagnostit për pedofili, nëna e vajzës e mbron

Tue 30 Oct 2012 - 14:32
Ncncnc i thua vetes "nene" ti moj Burg pa afat Anagnostit për pedofili, nëna e vajzës e mbron 169333
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi