Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Si të parandalohet kapsllëku. Empty Si të parandalohet kapsllëku.

Tue 30 Oct 2012 - 17:39
Si të parandalohet kapsllëku. 374135_524070370937722_514518148_n

Të gjithë përkohësisht mund të vuajnë nga kapsllëku, veçanërisht pas shujtave më të bollshme, por ka njerëz që vuajnë më shpesh nga kapsllëku.

Shpejtësia e metabolizmit luan rol të rëndësishëm, por po ashtu është e rëndësishme dhe mënyra e ushqimit. Shprehitë e këqija të ushqimit mund të ndikojnë keq në sistemin tretës. Kur hani, trupi juaj liron rreth 22 lloje të ndryshme të enzimave tretëse. Secili prej tyre ka merita për shpërbërjen e ushqimeve të caktuara, ndërsa me plakjen reduktohet sasia e enzimave që i liron trupi.

Shprehitë jetësore po ashtu luajnë rol në tretjen e ushqimeve, por ka mënyra se si të reduktoni rrezikun nga krijimi i kapsllëkut, ndërsa ne ju sjellim ato më efikaset.

Konsumoni shumë fibra

Fibrat nuk janë kyç vetëm për mbajtjen e tretjes së shëndetshme, por janë të rëndësishme edhe për shëndetin e përgjithshëm. Fatkeqësisht, për një numër të madh të njerëzve ushqyerja bazohet në ushqim të shpejtë dhe ushqime që përmbajnë përqindje të lartë të yndyrës, që me siguri nuk është rruga më e mirë deri te tretja e shëndetshme. Ushqimi i pasur me fibra do të reduktojë rrezikun nga krijimi i diabetit, sëmundjet e zemrës, hemorroidet dhe kanceri i zorrës së trashë.

Konsumoni pemë, perime, drithëra të papërpunuara dhe fruta arrore. Zëvendësoni bukën e bardhë me bukën nga drithërat e plota dhe delikatesat e pashëndetshme me kokoshka. Shmangni ushqimet që mund të shkaktojnë gazra (brokoli, fasulet e pjekura, lakrat, lulelakrat dhe pijet me gaz). Te disa njerëz niseshteja po ashtu mund të shkaktojë gazra. Nëse nuk keni tolerancë në laktozë, shmangni qumështin dhe produktet qumështore. Mos harroni konsumimin e rregullt të ujit, sepse ai lubrifikon ushqimin në traktin tretës, lehtëson tretjen e vitaminave, mineraleve dhe materieve ushqyese dhe mban jashtëqitjen të lagësht çka parandalon kapsllëkun.

Përtypeni ushqimi dhe hani disa vakte më të vogla

Përtypja është një nga pjesët më të rëndësishme të tretjes, por një numër i madh i njerëzve e harron këtë gjë. Përtypja jo vetëm që do ta grimcojë ushqimin, por do të nxisë sekretimin e pështymës nga gjëndrat dhe lirimin e enzimave në stomak.

Tentoni të mos hani për së tepërmi. Hani vakte sa më të vogla. Shujta më e madhe kërkon lirimin e sasive më të mëdha të enzimave tretëse, çka do të rrisë rrezikun nga krijimi i të thatit dhe i çrregullimeve tretëse.

Ushtroni rregullisht dhe kontrolloni stresin

Përveç që ndihmojnë në mbajtjen e stilit të shëndetshëm të jetës, ushtrimet ndihmojnë edhe te mbajtja e tretjes së shëndetshme. Mungesa e aktivitetit mund të shkaktojë dhimbje në stomak, diarre dhe ndjenjën e acarimit.

Stresi po ashtu mund të ketë efekt negativ në tretje. Për shkak të stresit reduktohet qarkullimi i gjakut në stomak dhe prodhimi i enzimave tretëse, çka shkakton të thatin, fryrjen dhe kapsllëkun.

Mos e teproni me antacidet

Antacidet neutralizojnë acidin në lëngun e stomakut, ndërsa përdoren për parandalim dhe reduktim të simptomave të çrregullimeve tretëse si gastriti.

Megjithatë, antacidet mund të reduktojnë aftësinë natyrale të stomakut për të tretur ushqimet, çka do të thotë që do të duhet t’i pini gjithnjë e më shpesh.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi