Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kapsllëku, ekzaminimi dhe trajtimi i anomalisë Empty Kapsllëku, ekzaminimi dhe trajtimi i anomalisë

Fri 25 May 2012 - 2:16
Kapsllëku, ekzaminimi dhe trajtimi i anomalisë Stitichezza-cronica-cause-rimedi-300x199Identifikimi i anomalisë

Testet që doktori mund të kërkojë varen nga kohëzgjatja dhe ashpërsia e kapsllëkut, mosha e personit, prania e gjakut në feçe, ndryshimi i regjimit të zorrës dhe nëse ka humbje në peshë.



Historia mjekësore

Doktori mund të pyesë pacientin që t’i përshkruajë kapsllëkun e tij, duke përfshirë shenjat, frekuencën e jashtëqitjeve, konsistencën (fortësinë) e feçeve, praninë e gjakut në to, mënyrën sesi ushqehet, nëse merr mjekime, nivelin e aktiviteti fizik etj. Këto pyetje mund të ndihmojnë doktorin për të gjetur arsyen e konstipacionit (kapsllëkut).

Përkufizimi klinik i konstipacionit është prania e të paktën dy prej simptomave të mëposhtme për të paktën 12 javë në harkun kohor 12 muaj:

- Shtrëngime gjatë defekimit (jashtëqitjes).

- Feçe të forta dhe të vogla në madhësi.

- Ndjesia e moszbrazjes krejt.

- Ndjesia e bllokimit anorektal.

- Më pak se tre jashtëqitje në javë.



Ekzaminimi fizik

Ekzaminimi fizik mund të përfshijë atë rektal, me anë të vizitës me gisht me dorezë të lubrifikuar për të vlerësuar tonusin e muskulaturës që mbyll anusin dhe për të vënë re butësinë, ngushtimin ose praninë e gjakut. Testime të shumta zakonisht bëhen te persona që kane simptoma të ashpra, në ata që krejt papritur kanë ndryshime në regjimin e zorrës, prani të gjakut në feçe, ose në moshat e treta. Testet plotësuese për të vlerësuar kapsllëkun përfshijnë:

- Vlerësimin e lëvizshmërisë së zorrës.

- Vlerësimin e funksionit anorektal.

Për shkak të rritjes së rrezikut për kancer në moshat e treta, doktori mund të përdorë teste të tjera për të përjashtuar kancerin kolorektal, që pëfshijnë:

- Skopi e zorrës me kontrast barium

- Sigmoidoskopia/kolonoskopia



Vlerësimin e lëvizshmërisë së zorrës

Ky test vlerëson si ushqimi lëviz nëpër zorrë. Pacienti gëlltit disa tableta, të cilat kanë përbërje, të cilat janë të dukshme në grafi. Lëvizshmëria e këtyre tabletave mbahet nën kontroll me grafi përreth 3-7 ditë, pasi ato janë gëlltitur. Pacienti duhet të përdorë dietë të pasur me fibra gjatë këtij testimi.



Vlerësimi i funksionit anorektal

Ky test ndihmon për të diagnostikuar konstipacionin për shkak të mosfunksionimit mirë të anusit dhe rektumit, të cilët vlerësohen me anë të manometrisë anorektale, e cila vlerëson funksionin e muskujve analë.



Skopia me kontrast

Ky ekzaminim përfshin shikimin me grafi te rektumit, zorrës së trashë dhe pjesës së poshtme të zorrëve të holla, për të lokalizuar problemin. Ky ekzaminim mund të tregojë obstuksion (bllokim) dhe sëmundjen e Hirschsprungut, e cila është mungesë e inervimit të zorrës.

Një natë përpara ekzaminimit është i nevojshëm pastrimi i zorrës. Pacienti merr disa lëngje të veçanta, të cilat ndihmojnë pastrimin e zorrës. Pastrimi i zorrës është shumë i rëndësishëm, sepse qoftë prania e pjesëve sado të vogla të mbeturinave ushqimore mund të mbulojnë probleme sado të vogla dhe ekzaminimi nuk quhet i plotë.

Për shkak se zorra nuk duket mirë në grafi, pacienti duhet të pijë barium, një lëng i bardhë, i cili bën të dukshme hapësirën në brendësi të zorrës. Pacienti mund të ndieje dhimbje barku në formë krampesh, kur bariumi mbush zorrët, situatë e cila përmirësohet pas ekzaminimit. Feçet mund të jenë të bardha edhe disa ditë pas ekzaminimit.



Sigmoidoskopia/Kolonoskopia.

Ekzaminimi i pjesës së poshtme të zorrës së trashë quhet sigmoidoskopi, ndërsa i komplet zorrës quhet kolonoskopi. Për të kryer këtë ekzaminim duhet që zorra të jetë e pastruar. Për këtë pacientit i jepen disa lëngje të veçanta për 24 orë. Gjatë ekzaminimit pacienti është gjysmë i sedatuar (qetësuar me gjumëdhënës).

Në qoftë se vihen re anormali, doktori mund të marrë material për biopsi për të vënë një diagnozë të saktë. Pas ekzaminimit, pacienti mund të ndiejë barkun pak të fryrë, situatë e cila përmirësohet shumë shpejt.



Mjekimi

Edhe pse trajtimi i kapsllëkut varet nga shkaqet, ashpërsia dhe kohëzgjatja në shumë raste dietat e pasura me fibra, përdorimi i shumtë në sasi i ujit dhe lëngjeve të tjera dhe ndryshimet në mënyrën e jetesës mund të jenë të suksesshme në lehtësimin e shenjave dhe parandalimin e përsëritjes së tij.



Trajtime te tjera

Trajtimi i kapsllëkut mund të lidhet me shkaqe të veçanta. Për shembull, doktori mund të rekomandojë ilaçe ose kirurgji për të korrigjuar prolapsin anorakktal, situatë në të cilën pjesa e poshtme e zorrës del jashtë anusit.

Heqja kirurgjikale e zorrës mund të jetë një opsion për pacientët me shenja të ashpra nga inercia. Gjithsesi, të mirat e këtij operacioni duhen të peshohen kundrejt komplikacioneve të mundshme, të cilat përfshijnë dhimbje të barkut dhe diarre.



Komplikacionet

Shpeshherë kapsllëku mund të çojë në komplikacione, ku përfshihen hemorroidet, të cilat shkaktohen për shkak të shtrëngimeve gjatë defekimit ose fisura anale (të çara), të shkaktuarë prej feçeve të forta. Si rezultat, kemi hemorragji, e cila është gjak i kuq i pastër, i dukshëm në ËC. Gjithashtu dhe prolapsi rectal i lartpërmendur është një komplikacion, i cili në disa raste është shumë i ashpër dhe kërkon korrigjim me kirurgji.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi