Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Në spitalet shtetërore mungon ekzaminimi i kancerit, kurohen edhe pacientë që janë të shëndetshëm Empty Në spitalet shtetërore mungon ekzaminimi i kancerit, kurohen edhe pacientë që janë të shëndetshëm

Sat 3 Nov 2012 - 1:43
Në spitalet shtetërore mungon ekzaminimi i kancerit, kurohen edhe pacientë që janë të shëndetshëm Shahin%20Kadare%207
Intervista/ Mjeku i njohur onkolog Shahin Kadare: Një mjekim që nuk të jep efekt, të bën dëm. Asnjë gjë e huaj që i futet organizmit nuk është indiferente për organizmin, do të ketë një impakt negativ mbi fiziologjinë normale
Onkologu Shahin Kadare, në një intervistë për “Shekulli”- n vë në pikëpyetje saktësinë e ekzaminimeve, që bëhen në spitalin shtetëror. Sipas tij ekzaminimet që bëhen në “shtet”, që të jenë të sakta kanë nevojë, edhe për disa ekzaminime speciale për të arritur në përfundime të sakta dhe për të përcaktuar saktë medikamentet, të cilat japin efekt tek pacienti. Onkologu gjithashtu thekson, se në këtë situatë kur shifrat janë alarmante është i domosdoshëm hartimi i një plani konkret, i cili duhet të zbatohet dhe të mos ngelet vetëm në letër.

Sa është kostoja e ekzaminimit të një pacienti?

Kostoja e ekzaminimeve, pa përfshirë shërbime të tjera kushton rreth 100 euro. Këtu përfshihen disa ekzaminime si dhe ato që quhen “speciale”. Në shtet këto ekzaminime, nuk bëhen. Për të diagnostikuar kancerin, në spitalin shtetëror përdoren ekzaminimi klinik, mamogarfia dhe biopsia. Ndërsa disa ekzaminime speciale që i shërbejnë pacientit janë të mundura, vetëm në klinikat private.

Për cilat ekzaminime bëhet fjalë?

Për kancerin e gjirit janë disa ekzaminime që duhen bërë patjetër, ekzaminimi i receptorëve hormonale nga të cilat varet, nëse do të bëjë apo jo mjekim hormonal gruaja, ekzaminimi i dytë është ai molekularë të cilin ne e përdorim për të kuptuan, nëse pacienti do të mjekohet apo jo me një medikament, herceptinë, i cili është shumë i kushtueshëm disa mijëra euro dhe që tek ne gjendet shumë rrallë. Nisur nga çmimi, jo të gjithë mund të trajtohen me këtë medikament, nuk është një kurë që është bërë rutinë tek ne. Në disa vende është futur si medikament rutinë, por tek ne nuk ka ardhur ende. Të paktën ekzaminimin hormonal ka të drejtë çdo grua që ta bëjë, nuk mund t’i privohet kjo e drejtë.

Sa e saktë është diagnoza që përcaktohet nga ekzaminimi klinik, mamografia dhe biopsia?

Deri diku është e saktë. Por në një pjesë të mirë të rasteve është i domo- sdoshëm aplikimi i ekzaminimeve speciale, veçanërisht e receptorëve hormonal. Ekzaminimi hormonal është një ekzam inim që realizohet në të gjithë botën. Ndodh që të gjitha gratë trajtohen me mjekim hormonal, kur tek disa bën efekt e tek disa të tjera jo, sepse pacientët reagojnë ndryshe nga njëri te tjetri, kundrejt të njëjtit mjekim. Prandja bëhet ky ekzaminim paraprakisht për të parë nëse ky mjekim jep apo nuk jep efekt tek pacientja, nëse po e aplikojmë në të kundërt jo.

Në spitalin shtetëror nuk bëhet ky ekzaminim po mjekimi bëhet?

Ekzaminimi nuk bëhet me përjashtim të disa kontingjenteve të vogla, ndërsa mjekim përdoret tek të gjithë pacientët. Ka pasur raste që disa pacientë kuroheshin pa pasur nevojë për t’u kuruar. Një mjekim që nuk të jep efekt, të bën dëm. Asnjë gjë e huaj që i futet organizmit nuk është indiferente për organizmin, do të ketë një impakt mbi fiziologjinë normale. Në këtë rast duke u përdorur në masë tek pacientët që jep efekt dhe tek ata që nuk jep nuk merren parasysh efektet negative në shëndetin e gjithsecilit pacient. Nëse do të bëhej ekzaminimi do të përjashtoheshin shumë gra (rreth 700 gra) nga ky mjekim i panevojshëm, i padobishëm.

Po roli i biopsisë cili është?

Biopsia ka nevojë për procedura suplementare, ekzaminime speciale, por sigurisht që pjesë më e madhe e tyre në “shtet” nuk bëhen dhe pacientët drejtohen tek privati. Në shumë raste biopsia ka nevojë për ekzaminime speciale për të saktësuar diagnozën. Këto ekzaminime kanë të bëjnë me mjekim, përshëmbull do japë apo nuk do të japë efekt, një medikament mjekësorë.

Në spitalin shtetëror biopsia bëhej në bazë të listës së regjistrimeve të grave, si ndikon efekti kohë duke qenë se pacientet janë të detyruara të presin radhën?

Normalisht që koha në parim duhet të jetë sa më e shkurtër që të jetë e mundur, por koha e bërjes së biopsisë deri në përfundimin e saj nuk është se ka ndonjë ndikim të madh. Procedura është e njëjtë si në spitalin shtetëror si në privat, por në privat zgjat vetëm katër ditë marrja e përgjigjes ndërsa në shtet shkon deri në dy muaj. Ndodh që edhe të ketë mungesa të ndryshme të cilat e ngadalësojnë këtë proces.

Ndodhemi përballë një situate ku shifrat e grave të diagnostikuara me kancer janë alarmante, çfarë duhet bërë në këtë situatë?

Duhen mjekë të specializuar, duhen aparatura, duhen planë të mirë hartuara, buxhete të posaçme... duhen bërë të gjitha ato që janë parashikuar në çdo udhëzues për kapjen e hershme të kancerit të gjirit. Deri tani janë thënë shumë gjëra, por të gjitha kanë ngelë vetëm në letra

Fondet keqmenaxhohen dhe projektet ngelen vetëm në letër

Doktor Shahini jep disa pika se ku çalon puna në spitalet shtetërore. Mungesa e aparateve diagnostikuese si dhe mungesa e mjekëve të specializuar bëjnë që situata të jetë kaq e rëndë dhe rastet të jeni në rritje. Sipas tij nuk është thjeshtë mungesë fondesh por edhe keqmenaxhimi i tyre. “Po të vazhdojë në këtë ritëm që është nuk di të të them se kur mund të kemi rezultate pozitive! Numri i mamografive që kemi është fare i pamjaftueshëm për të bërë diagnostifikime masive, ose për të bërë ekzaminimin e grave mbi një moshë të caktuar. Mund të bëhen ekzaminime në një zonë të caktuar dhe mund të diagnostikohen në kohë rastet konkret. Mund të jepen edhe shifra të sakta. Mund të jenë fondet, por nuk menaxhohen ashtu siç duhet. Ndodh që fondet përdoren pa pasur asnjë impakt real në zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Fondet shkojnë për seminare, për emisione televizive, për intervista... Shkruhen dhe thuhen po të njëjtat gjëra pa pasur asnjë efekt. Efekti mund të jetë sensibilizimi dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve por duhet diçka më konkrete. Duhen projekte, modele ose programe të posaçme.”

Albina Hoxha
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi