Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Skandaloze: Ronaldo shiti finalen e 1998 me Francën Empty Skandaloze: Ronaldo shiti finalen e 1998 me Francën

Tue 30 Oct 2012 - 17:48
Skandaloze: Ronaldo shiti finalen e 1998 me Francën 552256_524343334243759_1358791499_n

Një dëshmi e bujshme ka rënë si bombë në botën sportive dhe pritet të ngrejë një furtunë të madhe mbi ndershmërinë sportive. Kështu Wilson Ray Perumal, i cili po hetohet si pjesë e një grupi kriminal që manipulonte ndeshjet e kombëtares së futbollit të Zimbabve ka deklaruar se e ka paguar brazilianin Ronaldo për të mos luajtur mirë në finalen e Botërorit 1998.

Këto deklarata vërtetojnë thashethemet rreth asaj që mbetet një nga misteret më të mëdha në historinë e Botërorëve. Ronaldo zhvilloi një turne të shkëlqyer në Francë ’98, por në natën para finales ai pati probleme shëndetësore dhe një kolaps në fushë. Atëherë u fol se e gjitha kjo iu shkaktua nga stresi i tepërt psikologjik.

Megjithatë testet klinike treguan se lojtari nuk kishte asnjë problem të dukshëm shëndetësor dhe kjo ishte arsyeja pse ai vetë i kërkoi trajnerit Zico të luante në finale. Vetë trajneri e futi Ronaldon pasi kishte frike nga kritikat dhe gjithashtu këtë ia kishte kërkuar kompania “Nike”.

Por, Perumal, anëtari kryesor i rrjetit të madh nga Singapori që ka manipuluar ndeshje në të gjitha kampionatet evropiane në vitet e fundit, i cili aktualisht gjendet i burgosur në Finlandë zbulon të anën tjetër të medaljes pikërisht përballë hetuesve të organizatës që drejton futbollin botëror.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi