Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Clinton takon Jahjagën  Empty Clinton takon Jahjagën

Wed 31 Oct 2012 - 10:21
Clinton takon Jahjagën  D0C9269B-B133-4646-91AC-851
Clinton takon Jahjagën  344185FD-202C-49F3-9D52-969EEBC355D4_w640_r1_s
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton dhe perfaqesuesja e Larte e Bashkimit Evropian per Politike te Jashtme, Catherine Ashton, kane perfunduar takimin me presidenten e Kosoves, Atifete Jahjaga, dhe kane nisur takimin me kryeministrin Hashim Thaci.

Para largimit, ato do te paraqiten edhe ne nje konference te perbashket per media. Clinton dhe Ashton kane mberritur mbreme ne Prishtine, ku jane pritur nga presidentja Jahjaga. Paraprakisht ato kane vizituar Sarajeven dhe Beogradin.
Ne Prishtine, pritjet jane qe Clinton dhe Ashton te japin mesazhe te qarta per sa i perket vazhdimit te dialogut Kosove - Serbi.

Ngjashem me deklaratat e bera ne Beograd, edhe ne Prishtine pritet qe dy udheheqeset e diplomacise amerikane, perkatesisht asaj evropiane, ta bejne te qarte se marreveshjet e deritashme ne dialogun Prishtine – Beograd duhet te zbatohen.

Nderkaq, theks i vecante pritet t’i kushtohet raporteve ndermjet Kosoves dhe Serbise. Duhet theksuar se Brukseli dhe Uashingtoni ne disa raste jane deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet te ecin perpara ne proceset integruese duke mos e penguar njera tjetren.

Paraprakisht gjate qendrimit ne Beograd, sekretarja Clinton ka mbeshtetur procesin e integrimit evropian te vendeve te rajonit dhe njekohesisht ka perkrahur dialogun Beograd – Prishtine, duke theksuar se kjo gje nuk nenkupton se Serbia duhet ta njohe pavaresine e Kosoves.

“Nuk kemi ardhur ketu qe te paraqesim kushte apo te ushtrojme kontroll”, ka thene Clinton, duke shtuar se e ardhmja e Serbise gjendet brenda vete ketij shteti.

Ajo ka pershendetur ngritjen e bisedimeve ne nivel politik ndermjet Prishtines dhe Beogradit, duke e cilesuar si nje mundesi per vazhdimin e dialogut per ceshtje thelbesore. Ne te njejten linje eshte shprehur edhe edhe shefja e politikes se jashtme te BE-se, Catherine Ashton.

“Jemi marre vesh qe ta vazhdojme dialogun dhe kemi planifikuar qe se shpejti te takohemi serish. eshte jetike qe te dyja palet ne plotesi t’i zbatojne te gjitha marreveshjet”, ka thene Ashton.

Sa u perket bisedimeve Kosove – Serbi mbetet te shihet se cila do te jete kerkesa ne lidhje me perfshirjen apo jo te gjetjes se nje zgjidhje per veriun e Kosoves ne kuader te ketij dialogu.

Ajo qe Clinton dhe Ashton e kane bere te qarte gjate qendrimit ne Beograd, dhe mbase do ta konfirmojne edhe ne Prishtine, eshte se zgjidhjet do te kerkohen pa cenuar integritetin territorial te Republikes se Kosoves.

Nga ana zyrtare, paraprakisht, qeveria ne Prishtine e ka vleresuar kete vizite ne interes te Kosoves si ne planin e afirmimit te subjektivitetit te saj nderkombetar ashtu edhe ne planin e permiresimit te marredhenieve nder fqinjesore, sidomos ne raport me Serbine.

Nderkaq analistet politike kete vizite te perbashket te shefes se diplomacise amerikane dhe asaj evopiane e kane pare edhe si nje tregues se pa nje rol aktiv te diplomacise amerikane, Bashkimi Evropian nuk mundet vet t’i shtyj disa procese perpara, sidomos ne rajonet sic eshte Ballkani.

Po ashtu, vizita e perbashket e Clintonit dhe Ashtonit shihet edhe si nje garanci shtese per opinionin dhe subjektet politike ne Kosove se Shtetet e Bashkuara jane te perfshira ne proces, ne menyre qe te zbuten pakenaqesite dhe dilemat qe ekzistojne ne prag te dialogut politik Kosove – Serbi.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi