Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Clinton: Nuk ka më diskutim kufiri  Empty Clinton: Nuk ka më diskutim kufiri

Wed 31 Oct 2012 - 17:29
Kufijtë e Kosovës janë të qartë dhe të caktuar përgjithmonë. Kjo është vendosmëria amerikane e shprehur në Prishtinë, të mërkurën nga sekretarja e SHBA-ve, Hillary Clinton, e cila gjatë qëndrimit në Kosovë erdhi së bashku me shefen e diplomacisë europiane, Catherine Ashton.

E nxitur nga Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili kujtoi vizitën e sekretares amerikane 13 vite më parë të shqiptarëve të shpërngulur në Maqedoni, zonja Clinton u shpreh para mediave se nuk është e sigurtë nëse ndonjë popull ka bërë aq shumë progres në një periudhë kaq të shkurtër si Kosova.

Duke folur për temën bosht të vizitës së saj, dialogun Kosovë – Serbi, sekretarja amerikane e bëri të qartë, ashtu siç foli edhe
Turi i Clinton
Vizita e Clinton, policia merr masa
Clinton mbërriti në Prishtinë
Clinton, mesazh të qartë Serbisë
një ditë më parë në Beograd, se SHBA-të kundërshtojnë dialogun për çështje statusi e kufijsh.

“SHBA-të janë plotësisht të prera në qëndrimin për integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës për të parë sundimin e ligjit në gjithë territorin e Kosovës. Ne kundërshtojmë çdo lloj bisedimesh për ndryshime të tërësisë territoriale apo për statusin. Kufijtë e Kosovës së pavarur janë të qartë dhe të caktuar përgjithmonë. Unë i shpreh mirënjohje Kryeministrit, që thotë se është Kryeministër i të gjithëve në Kosovë, i veriut dhe i jugut”, tha Clinton.

Ajo e vlerësoi si të guximshëm dhe të mençur vendimin e Kryeministrit Thaçi për të shkuar në Bruksel dhe të takohet me kryeministrin serb, Ivica Daçiç.

Në anën tjetër, shefja për Politiken e Jashtme dhe Sigurinë në BE, Catherine Ashton, përmendi veriun, që sipas saj dialogu ka për qëllim që qytetarët e asaj pjese, të mund ta jetojnë jetën e tyre.

“Dialogu që kemi filluar nuk është i lehtë, as për Kryeministrin e Kosovës, as për atë të Serbisë. Unë e di se për popullin e Kosovës me historinë dhe frikën që keni as për ju nuk është e lehtë, por u bëjmë thirrje se ky dialog është për normalizimin e jetës, ashtu që qytetarët që jetojnë në veri të mund ta jetojnë jetën e tyre, duke ndjerë se janë pjesë e asaj shoqërie. Kjo arrihet duke u ulur dhe biseduar, hapur dhe qartë”, tha Ashton.

Ndërkaq, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, fillimisht ka shprehur keqardhjen për pasojat e uraganit që ka goditur SHBA-në, duke thënë se 'lutemi për viktimat', ndërsa ka siguruar të dy zonjat se është Kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës, edhe atyre në veri, ku prania e strukturave të financuara nga Serbia po e vështirësojnë punën e institucioneve të Kosovës.

Thaçi u shpreh se gjatë takimi është arritur pajtueshmëri për vazhdimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, dhe përseriti se “ora e historisë për Kosovën nuk do të kthehet mbrapa”.

“Pavarësia e Kosovës dhe integriteti i saj territorial, organizimi i rendshëm shtetëror janë fakte të njohura ndërkombëtarisht dhe të adiskutueshme. Por, ka shumë gjëra që janë në interes të të dy hteteve. Dialogu, është rruga e vetme për integrim në BE, është atalizatori vendimtar për suksesin e këtij procesi”, tha Thaçi.
Dy zonjat, Clinton dhe Ashton, e filluan ditën e mërkurë me takime, illimisht me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe me zyrtarë të tjerë shtetërorë.Në ambientet e Qeverisë së Kosovës, ato janë takuar edhe me
përfaqësues të partive politike parlamentare, të cilat i kanë dhënë bështetje normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, por aty nuk shte e pranishme Lëvizja Vetëvendosje, që sipas zyrtarëve të këtij ubjekti politik nuk kanë pasur njohuri për këtë takim.

Clinton dhe Ashton kane mberritur te marten ne Prishtine, ku jane pritur nga presidentja Jahjaga. Paraprakisht ato kane vizituar Sarajeven dhe Beogradin.
Clinton: Nuk ka më diskutim kufiri  39A64F1F-62A9-4811-BF24-6A4499E05D9C_w640_r1_s
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi