Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Një star nga kufiri shqiptar Empty Një star nga kufiri shqiptar

Thu 20 Sep 2012 - 10:32
Një star nga kufiri shqiptar Patrick-nuo-tag
Një bisedë ekskluzive me këngëtarin zviceran me baba nga fshati në kufirin Shqipëri- Kosovë: “Brenda meje ndjej luksin zviceran dhe traditën shqiptare”



Patrick Nuo,
këngëtar


- Në spektaklin televiziv “Deutschland sucht den Superstar” (Gjermania kërkon një yll) pati dy supriza për publikun gjerman, por veçanërisht për atë shqiptar. E para: Një nga tre finalistët për titull ishte një djalë me origjinë nga Kosova, Ardian Bujupi. E dyta: Një nga tre anëtarët e jurisë së këtij spektakli, krahas Diter Bohlen-it, dhe Fernanda Brandao-s, ishte edhe një shqiptaro-zviceran që pak ta le përshtypjen si i tillë, po të nisesh nga emri: Patrick Nuo. I ati i tij është nga fshati Janosh në kufirin midis Shqipërisë e Kosovës, ndërsa nëna zviceriane.
Shou televiziv DSDS është nga ata që ndiqet me shumë interesim nga rinia në Gjermani, Zvicër dhe Austri.

Kush është Patrick?
Në një bisedë eksluzive, Patricku na tregon se ka filluar të këndojë qysh kur ishte i vogël. Ai u bë i vetëdijshëm se mund të bëhej këngëtar kur ishte 12 -13 vjeç. “Atëherë mu bë e qartë se muzika është e ardhmja ime“, thotë ai në mikrofonin tonë.
Patricku u rrit mes traditës shqiptare dhe kulturës zviceriane, një privilegj ky që edhe vetë Patricku nuk e fsheh. “Kam nisur të mësojë gjuhën shqipe kur isha dhjetë vjeç. Vit pas viti kam arritur ta përvetësojë mirë atë dhe të komunikojë në gjuhën shqipe me gjithë të afërmit e familjes së babait tim kudo ku janë. Pra kjo përvojë nga të dyja kulturat më ka bërë të jem edhe më i pasur në shpirt. Janë gërshetuar kultura luksoze zviceriane me traditën mjaft të pasur shqiptare. Kjo më bën të ndjehem krenar”, - thotë Nuo, i cili aktualisht ndodhet për herë të parë në karriken e anëtarit të jurisë në një nga spektaklet mjaft të suksesshme televizive në Gjermani.

Në karrigen e jurisë

Kjo është edhe përvoja e tij e parë në këtë pozicion. Ai e vlerëson shumë këtë aktivitet dhe angazhimin e të rinjve të talentuar edhe pse ka shumë raste që kandidatët vijnë vetëm për shou, por kjo, sipas tij, varet nga karakteri i kandidatit. Mendimi i tij është që të rinjtë sjellin një mesazh të qartë në këto aktivitete.
“Ata shpalosin talentin e tyre si këngëtarë duke hapur një dritare të re për të ardhmen”, thekson ai për programin tonë. Si anëtar i jursië Patricku vlerëson punën e disa prej të rinjve të cilët e marrin shumë seriozisht konkurrencën dhe përpiqen të përmirësohen gjithmonë e më shumë për një paraqitje sa më dinjitoze të perfomancës së tyre. “Ata respektojnë shumë kritikat, vërejtjet e jurisë dhe kjo i ndihmon ata që të arrijnë ëndrrat e tyre”.

“Të prekë gjithë botën”

Pas përvojës në spektaklin DSDS, Patricku do të vazhdojë realizimin e projekteve dhe planeve krijuese për të ardhmen. Ka nxjerrë tre albume me këngë: 2003 Welcome, 2005 Superglue, 2007 Nuo dhe po punon për albumin e katërt të tij. Megjithëse i është kthyer biznesit televiziv, ai nuk e ndan të kënduarit në skenë me të prodhuarit muzikë, apo të interpretuarit nëpër filma. Ato janë të tëra shumë të rëndësishme, pasi arti dhe muzika janë "jeta e tij" dhe ai me shumë pasion dëshiron që ky art "të prekë gjithë botën".

Jeta dhe familja

Patrick Nuo, i lindur në 31 gusht 1982, është këngëtar i lindur në Zicër dhe aktualisht rezident në Gjermani, në skena që prej vitit 2003 dhe lëvron zhanrin pop-rock në gjuhën angleze.
Ka publikuar 3 albume: Welcome (2003), Superglue (2005) e Nuo (2007). Mes këngëve më të njohura figurojnë '5 Days' (2003), 'Welcome' (to My Little Island) (2003).

Ka lindur në Gettnau, në kantonin e Lucernës në Zvicër nga baba shqiptar dhe nënë zvicerane.
Në moshën 14 vjeç transferohet në Hamburg të Gjermanisë, ku ka ndërtuar karrierën muzikale. Është martuar në 2005 me aktoren amerikane Molly Schade, me të cilën ka dy fëmijë.


Mimoza Kelmendi
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi