Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kufiri Kosovë-Shqipëri do të kalohet vetëm me një kontroll Empty Kufiri Kosovë-Shqipëri do të kalohet vetëm me një kontroll

Fri 1 Jul 2011 - 17:54
Në pikën kufitare të Vermicës e cila lidh Kosovën me Shqipërinë, filloi të enjten zyrtarish zbatimi i marrëveshjes ndërmjet dy shteteve : “një ndalim një kontroll”.
Autoritetet kufitare i thanë Radio Kosovës se gjatë kësaj jave do të jetë faza testuese e kontrolleve, ndërsa në javën e ardhshme marrëveshja mund të zbatohet në tërësi.
Autoritetet kufitare thonë se gjatë kësaj jave do të jetë faza testuese e kontrolleve, ndërsa në javën e ardhshme marrëveshja mund të zbatohet në tërësi.
Efekti i zbatimit të marrëveshjes u pa edhe mbrëmë në kronikat televizive nga kufiri. Policia e Kosovës do të ketë gjatë 24 orëve dy përfaqësues të saj në Morinë, ndërkohë që edhe Policia e Shqipërisë do të ketë të njëjtin numër policësh në Vërmicë.
Marrëveshja do të jetë e përhershme dhe vënia në zbatim e saj lehtëson kalimin e mjeteve dhe të pasagjerëve në këtë sektor kufiri, në të cilin ditët e fundit janë vërejtur radhë të gjata disa kilometra e që përkojnë me sezonin turistik.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi