- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Marrëveshja, Shqipëri-Kosovë, kontroll i përbashkët kufitar
Sat 30 Apr 2011 - 18:59
TIRANE – Lajmifundit - Shqipëria dhe Kosova do të kryejnë procedura të përbashkëta të kontrollit të hyrje-daljeve në pikat e kalimit kufitar.
Marrëveshja u nënshkrua sot nga Ministri i Brendshëm Z. Bujar Nishani dhe Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës Z. Bajram Rexhepi.
Në bazë të kësaj marrëveshjeje qytetarët që udhëtojnë drejt Shqipërisë dhe Kosovës do t’i nënshtrohen vetëm një kontrolli në hyrje ose dalje në të tria pikat e kalimit kufitar, Morinë, Qafë Prush dhe Qafë Morinë.
Ministrat Nishani dhe Rexhepi nënshkruan edhe protokollet përkatëse për kryrjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar.
-Ne së bashku konkretizuam vijimin e një praktike shumë të mirë që padyshim do të konsolidohet akoma më shumë, krijimit të hapësirave më të mëdha, të lehtësirave më të mëdha të lëvizjes së qytetarëve tanë në të dy anët e pikave të kalimit të kufirit. Ky është një hap i parë për të arritur shumë shpejt një praktikë tjetër akoma më të lehtë, atë të hyrjeve dhe daljeve pa kontrolle në pikat e kalimit të kufirit, pra për të adoptuar atë praktikë që sot vendet anëtare të marrëveshjes së Shengenit aplikojnë për qytetarët e vendeve të tyre,-u shpreh Ministri Nishani.
-Nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve lehtëson lëvizjen e qytetarëve duke ndihmuar në veçanti gjatë muajve të sezonit të sezonit turistik që pothuajse ka filluar gjatë fundjavave, në mënyrë që të kenë një lëvizje sa më të shpejtë në kufi,-theksoi Ministri Rexhepi.
Ministrat Nishani dhe Rexhepi vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm në fushat e luftës kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe kontrollit të kufijve.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi