Treg të përbashkët energjetik Kosovë-Shqipëri
Sun 30 Mar 2014 - 19:46
Shqipëria dhe Kosova do të investojnë për të çuar përpara projektin për një treg të përbashkët energjetik midis dy vendeve. Ministri i Energjisë dhe Industrisë së Shqipërisë Damian Gjiknuri dhe Ministri i Zhvillim-it Ekonomik të Kosovës Fadil Ismajli u takuan në Tiranë ku nënshkruan dy dokumente në vazhdën e projekteve të interkonjeksionit që do të përbëjnë shtyllën kurrizore të tregut të përbashkët energjetik.
Ministrat Gjiknuri e Ismajli firmosën një memorandum mirëkuptimi për realizimin e interesit të përbashkët, për zhvillimin e rrjetit të transmetimit përmes ndërtimit të linjës 110kV e cila lidh Nënstacionin Dragashi në Kosovë me Nënstacionin Kukësi në Shqipëri.
Palët ranë dakord të kërkojnë nga operatorët e siste-mit, të ndërmarrin të gjitha aktivitetet e nevojshme për të koordinuar aktivitetet në zbatimin e projektit, hartimin e dokumenteve teknike, marrëveshjet e zbatimit, sigurimin e mjeteve financiare dhe ndërtimin e linjës.
Ndërkaq, Ministrat firmosën edhe një memorandum ku shprehin dakordësinë për të siguruar mjetet financiare për studimin e krijim-it të tregut të përbashkët. Mes dy qeverive do të krijohet një Komitet i drejtuar nga Ministrat përkatës që do të miratojnë termat e referencës dhe do të udhëheqin këtë projekt.shekulli

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi