Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

3434 Skandali i linjës Kosovë-Shqipëri

Sun 29 Apr 2012 - 21:45
e Shtunë, 28 Prill 2012 17:37

Gazeta "Zëri" në Kosovë, e cila denoncoi e para qeverine shqiptare se
ka vonuar qëllimisht ndërtimin e linjës së interkonjeksionit të
energjise elektrike Shqiperi-Kosove, në numrin e saj të fundit, thote se
ky projekt mund të dështojë, duke nënkuptuar dorëheqjen e bankes
gjermane KFW, si financuese.


Gazeta shkruan se burime të afërta me palët e perfshira për ndërtimin
e linjes 400 kilovoltësh Kosovë-Shqiperi, thote se gjermanët janë
shprehur qartë se në asnjë mënyrë projektin nuk do ta realizojë kompania
e dytë e radhitur sipas pikëve, përkatësisht “EnergoInvest” nga Bosnja e
Hercegovina.

Sipas burimeve te gazetes ”nëse projekti do të ritenderohet, atëherë,
banka gjermane do të jetë shumë më rigoroze me palët, pasi këto të
fundit nuk i janë përmbajtur marrëveshjes së parë të nënshkruar, duke e
kthyer në fazën fillestare gjithë projektin”.

Gjermanët janë shprehur qartë se në asnjë mënyrë projektin nuk do ta
realizojë kompania e dytë e radhitur sipas pikëve, përkatësisht
“EnergoInvest” nga Bosnja e Hercegovina.

Gazeta "Zëri" citon edhe drejtorin e Operatorit, Sistemit,
Transmisionit dhe Tregut në Kosovë, Fadil Ismajli, i cili konfirmon se
nëse projekti do te duhet të ritenderohet, atëherë, sipas tij, gjithçka
do të nisë nga pika zero. Çdo vonesë në projekt, sipas tij, do t’u
kushtojë shumë palëve përfituese dhe rajonit, pasi siç thotë ai, nga
interkonjeksioni, përfituese është Kosova, Shqipëria dhe rajoni.

Vonesa për ndërtimin e linjës se energjise Shqipëri- Kosove u
shkaktua nga qeveria shqiptare. Ajo zgjodhi si fitues të tenderit
kompanine serbo-boshnjake të renditur e dyta në garë dhe ajo atë kroate
qe u zgjodh nga banka gjermane si fituese.

Qeveria shqiptare u mundua te shpjegoje kete veprim me koston me te
larte te projekti, qe kishte nga ana e kompanise fituese, edhe pse ne
raste te ngjashme qeveria e ka neglizhuar çmimin.

Çmimi, shfajesimi i kryeministrit

I pyetur nga "Zeri i Amerikes", per kete standard te dyfishtë ne
perzgjedhjen e kompanive, kryeministri Berisha dha kete pergjigje:
"Dallimi është shumë i madh. Për objektin nuk ka patur një juri për
çmimin. Po të marrësh të 12 projektet e paraqitura për parlamentin, ato
varijojnë nga 48 milionë në 100 milionë euro. Juria ndërkombëtare, e
cila ka patur edhe profesorë të shquar të Harvardit dhe nga gjithë bota,
përzgjodhi projektin e zotit Prix për projektin më të mirë, i cili në
mos gaboj, është 69 ose 79 milionë euro, nuk e mbaj mend mirë, pra juria
kur përcakton se cili është projekti më i mirë, nuk merr parasysh në
asnjë rrethanë çmimin. Rasti konkret i linjës është pak më ndryshe.
KFV-ja është një bankë e mrekullueshme e cila ka financuar me dhjetra e
dhjetra projekte të shkëlqyera në Shqipëri. Ne, por edhe qeveria e
mëparshme, them se kemi patur marrëdhënie dhe kemi marrëdhënie shumë të
mira. Në rastin konkret çështja qëndron me kredinë e kësaj banke; janë
zhvilluar dy tendera, është zhvilluar tenderi Tiranë- Prishtinë, është
zhvilluar edhe tenderi i Unazës së Jugut. Në tenderin Tiranë – Prishtinë
një nga kompanitë, e cila i plotëson kushtet teknike, ka dhënë një
ofertë prej 8.6 milionë euro më lirë, vetëm për segmentin shqiptar,
kurse po të shtohet edhe segmenti i Kosovës del 20 milionë euro më lirë.
Në Unazën e Jugut, po kjo kompani, që ka bërë këtë ofertë më të lirë ka
bërë një ofertë në mos gaboj 12 apo 20 milionë euro më të shtrenjtë dhe
tani pretendohet që kjo të fitojë Unazën e Jugut. Unë e kuptoj, se jo
gjithmonë çmimi më i ulët duhet të përzgjidhet, por qeveria, që në
momentin, që jashtë kritereve teknike heq dorë nga çmimi më i ulët,
thyen një rregull të cilin do ta ketë shumë vështirë ta rivendosë".


info-kosova


Edituar për herë të fundit nga Luan_Valikardi në Sun 29 Apr 2012 - 21:46, edituar 1 herë gjithsej
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

3434 Re: Skandali i linjës Kosovë-Shqipëri

Sun 29 Apr 2012 - 21:45
!!!rrofte saliu mo!!!
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

3434 Re: Skandali i linjës Kosovë-Shqipëri

Sun 29 Apr 2012 - 22:02
po ca rrofte Saliu o Luan .. Sali Berisha ben punen e Serbit ne SHQIPERI ..
Sali Berisha eshte njeriu qe i ka sjelle me te keqija se kushdo tjeter tradhetar SHQIPERISE ..
poshte sali berisha eshte me mire >>>>>
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

3434 Re: Skandali i linjës Kosovë-Shqipëri

Sun 29 Apr 2012 - 23:04
Tironci shkruajti:po ca rrofte Saliu o Luan .. Sali Berisha ben punen e Serbit ne SHQIPERI ..
Sali Berisha eshte njeriu qe i ka sjelle me te keqija se kushdo tjeter tradhetar SHQIPERISE ..
poshte sali berisha eshte me mire >>>>>

Tironci me fal qe i'u vonova pergjigjes...

"rrofte saliu mo" e kisha me ironi...

Saliu rron vetem per te vuar shqiptari, se gje tjeter s'di te beje!

Sali Berisha trradhetar eshte, e ka Shqiperine per: homo, plehra, korrupsion...
Sponsored content

3434 Re: Skandali i linjës Kosovë-Shqipëri

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi