Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Aksidentohet autobusi i linjës Shqipëri-Greqi  Empty Aksidentohet autobusi i linjës Shqipëri-Greqi

Sat 11 Feb 2012 - 18:42
Aksidentohet autobusi i linjës Shqipëri-Greqi  AutobuzaaaNjë aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në vendin e quajtur Kalpaqi, 20 kilometra nga kufiri shqiptaro-grek në Prefekturën e Janinës.

Për shkaqe që ende nuk dihen, autobusi i linjës me 49 pasagjerë në bord, ka dalë nga rruga dhe u përmbys rreth orës 04:00 të mëngjesit të së shtunës.

Si pasojë e aksidentit disa pasagjerë kanë marrë plagë të lehta, për fat jo fatale. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe dërgoi në qendren mjekësore pasagjerët e plagosur.

Sipas policisë, shkak për aksidentin mund të ishte shtresa e akullit, që kishte mbuluar zonën në orët e para të mëngjesit. Policia tha se ka shoqëruar shoferët e autobusit, të cilët nuk rezultuan të kenë konsumuar alkool.

Prej verifikimeve të para, mjeti i aksidentuar nuk ecte mbi normat e lejuara, ndërsa po vijon ekpertiza për ngjarjen. Burime policore i thanë Top Channel se një ndër pistat e aksidentit mund të jetë edhe vjetërsia dhe gjendja tepër e amortizuar e autobusit, i cili është prodhim i vitit 1993.

Ky është aksidenti i tretë me autobusë të linjave shqiptare në Greqi gjatë një viti. Autoritetet greke thonë se liberalizimi i tregut të transportit ndërkombëtar të udhëtarëve është bërë pa asnjë kriter teknik lidhur me sigurinë dhe certifikimin e mjeteve me certifikatë sigurie “Euro 2” deri në “Euro 5”, sipas standardeve europiane, cka i ka hapur rrugën konkurencës se pandershme dhe informalitetit tepër të lartë në këtë treg.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi