Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Skandali i pergjimeve në Kosovë  Empty Skandali i pergjimeve në Kosovë

Sat 1 Dec 2012 - 11:32
Skandali i pergjimeve në Kosovë  Krasniqi-jakupiii

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi kërkoi nga deputetët e partisë ku aderon, kryeministri Hashim Thaçi, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci dhe kryetari i komunës Skenderaj, Sami Lushtaku, që të kërkojnë falje publike për ofendimet ndaj tij.

Bëhet fjalë për 5 materiale bisedash telefonike të lidershipit të partisë së kryeministrit Thaçi, të cilat u publikuan të entjen në Youtube. Në këto biseda të konfirmuara nga EULEX-i si autentike, dëgjohet kryeministri Hashim Thaçi duke folur në telefon me shefin e grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, e po kështu komunikimi i Grabovcit me ish-shefin e SHIK-ut, Kadri Veseli dhe kryetarin e Skënderajt, Sami Lushtaku.

Kryeministri Thaçi, përvec se cakton kohën se kur do të diskutohet buxheti, përzihet në emërimin e anëtarëve në komisionin e medias. Ndërkohë që ekziston frika e sabotimit të çështjeve nga bashkëpartiaku i tij, kryeparlamentari Jakup Krasniqi. Ja dhe bisedat telefonike të zhvilluara:

Hashim Thaçi: Najsen tre a najsen a...

Adem Grabovci: Nuk ka diçka të veçantë.

Hashim Thaçi: Bravo, skena politike?

Adem Grabovci: Mirë është, mirë. Nuk ka fjalë të këqija.

Hashim Thaçi: Prej këtyre banditëve tanë najsen?

Adem Grabovci: Jo, jo.

Hashim Thaçi: Jakupovski? (referim për Jakup Krasniqin)

Adem Grabovci: Paj për këtë komisionin për media...

Me Krasniqin nuk i ka punët mirë as kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku. Ai nuk i kursen fjalët banale kur flet për të dhe kërkon nga shefi i grupit parlamentar të PDK-së shkarkimin e Krasniqit

Sami Lushtaku: Pasha Zotin, pa ja kallzu venin nuk e kisha lanë, bash me pas kanë ai i biri i Adem Jasharit (fjala është për Jakup Krasniqin).

“Së paku është krejt njerëzore që këta aktorë të kërkojnë falje publike, pasi publiku është i shqetësuar. Pastaj, edhe unë do të jap mendimin tim. Unë mund t’ju them që Jakup Krasniqi nuk është ofenduar, nëse është ofenduar dikush, ai është kryetari i Kuvendit të Kosovës. Kjo nuk është çështje e imja, por çështje e opinionit dhe çështje e aktorëve”, deklaroi Krasniqi.

Në rrjetin e njerëzve të cilët duhet të jenë të informuar për zhvillimet politike, Grabovci nuk e harron ish shefin e SHIK-ut Kadri Veseli.

Adem Grabovci: Jam në Prishtinë, se kam qenë në Bruksel.

Kadri Veseli: A kalove mirë?

Adem Grabovci: Vallai, kemi kaluar mirë shumë.

Kadri Veseli: Ani mirë shumë.

Adem Grabovci: Patëm takim me tanë tek far BOSAT.

Bisedat, të cilat mund të gjenden në Youtube, dëshmojnë edhe elemente nepotizmi. Grabovci i ankohet kryeministrit Thaçi për një dajë që nuk e ka rregulluar e po kështu i kërkon ministres së Integrimit, Vlora Çitaku, angazhimin e një të afërmi në ministrinë e saj.

Reagimi më i ashpër në lidhje me këtë publikim erdhi në një konferencë për media nga zyrtarët e lëvizjes Vetëvendosje. Ata vlerësuan se tani nuk kemi të bëjmë me një qeveri dhe një kryeministër, por me një grup mafioz dhe një kryemafioz, të cilët kanë kapur shtetin.

“Mund t’ju them lirshëm se këta nuk janë më as qeveritarë e as qytetarë, por mafiozë. Është me rëndësi që në shesh kanë dalë disa gjëra që publiku meriton t’i dijë. EULEX-i duhet të përgjigjet për këtë. Hetimi u kompromentua, tani këta njerëz duhet të arrestohen, pasi nuk mund të bëjnë çfarë të duan. Si mund t’i besojmë ne këta njerëz se do të luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin kur dinë gjithë këto gjëra dhe asnjë prej tyre nuk vepron?”, tha Shpend Ahmeti, nënkryetar i Vetëvendosjes.

Fillimisht qeveria e Kosovës i quajti të fabrikuara bisedat, por më vonë EULEX-i deklaroi se ato janë të vërteta dhe se janë bërë në kuadër të një hetimi që po vazhdon.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi