- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Nga 15 qershori kufiri Kosovë-Shqipëri vetëm me një kontroll
Fri 3 Jun 2011 - 19:56
Koha–Prej 15 qershorit e deri në një vendim të ri, qarkullimi i qytetarëve në vendkalimin kufitar të Morinit do të bëhet vetëm me një ndalesë, njofton korrespondenti i “Kohës Ditore” nga Kukësi.
Të enjten, është nënshkruar marrëveshja në nivel të ministrave të Brendshëm të Kosovës dhe të Shqipërisë për qarkullimin kufitar. Marrëveshja e nënshkruar nga Bajram Rexhepi dhe Bujar Nishani do të hyjë në fuqi vetëm pasi të jetë nënshkruar edhe nga kryeministrat Hashim Thaçi e Sali Berisha.
Një marrëveshje e tillë, “një ndalim, një kontroll”, është zbatuar në Morin edhe gjatë verës së kaluar për të shmangur pritjet dhe radhët e gjata në kufi. Marrëveshja qe ndërprerë në fund të sezonit.
Mirëpo, tani, pas nënshkrimit të marrëveshjes nga Thaçi e Berisha, kjo marrëveshje do të jetë e përhershme.
“Qarkullimi i njerëzve dhe i automjeteve në kufirin Shqipëri-Kosovë si në Morin-Vermicë, Qafë-Prushi dhe Qafë-Morinë të Tropojës do të behet me metodën ‘Një ndalesë, një kontroll’ si në pikëkalimin kufitar me Malin e Zi, Muriqan-Sugobinë, por ndryshe nga kjo e fundit policia do të kontrollojë në dy ndërtesa, pikërisht në Vermicë dhe në Morin”, deklaron për “Kohën Ditore” drejtori i Kufirit dhe i Migracionit për rajonin e Kukësit, Agron Balia.
Sipas drejtorit Balia, i cili u referohet pikave të marrëveshjes, policitë kufitare të Kosovës dhe ata të Shqipërisë do të stacionohen bashkërisht si në Morin dhe në Vërmicë do të ushtrojnë kontrolle të përbashkëta, por vetëm një herë. Shtetasit që hyjnë nga Shqipëria në Kosovë do të kontrollohen vetëm në Vërmicë, por ndryshe nga viti kaluar në kontroll do të jenë edhe policia e Shqipërisë. Ndërkohë, shtetasit që hyjnë nga Kosova në Shqipëri do të kontrollohen vetëm në pikëkalimin kufitar të Morinit ku, po ashtu, të pranishëm do të jenë policitë e të dy vendeve.
“Ne rast se një shtetas nga Kosova rezulton me probleme gjatë kontrollit në Morin ai do të transferohet për në pikëkalimin e Vërmicës për veprime të mëtejshme. I njëjti veprim do të bëhet edhe për shtetasit e Shqipërisë ne rast se rezultojnë me probleme gjatë kontrollit në Vërmicë, ku veprimet ndaj shtetasve të Shqipërisë do të kryhen në Morin”, sqaron në vijim drejtori Agron Balia.
Marrëveshja e re po shoqërohet edhe me ndërhyrje në infrastrukturë. Në pikëkalimin kufitar të Morinit po ndërtohet një rrugë e re që do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve në këtë vendkalim kufitar, kryesori që lidh Kosovën me Shqipërinë. Kontrollet e dyfishta në pikëkalimin kufitar Morin-Vërmicë shkaktojnë radhë të gjata sidomos ditët e vikendeve. Metoda “Një ndalesë, një kontroll” do të lehtësojë qarkullimin e udhëtareve nga Shqipëria në Kosovë e anasjelltas që nga viti në vit njeh një rritje me progresion të dukshëm.
Sipas drejtorit të kufirit, Agron Baliaj, për muajt prill dhe maj numri i udhëtarëve që kanë qarkulluar në kufirin Shqipëri-Kosovë ka qenë tri herë më i lartë se e njëjta periudhë e vitit kaluar. Rritje të ndjeshme gjatë këtij viti ka pësuar numri i udhëtarëve që kanë qarkulluar nga Shqipëria në drejtim të Kosovës. Ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës-Morin ka bërë që shumë vizitorë, kryesisht nxënës shkollash nga të gjitha rajonet e Shqipërisë, veçanërisht të Shqipërisë Qendrore dhe të asaj Jugore të vizitojnë Kosovën.
Projekti për kontrollin e përbashkët në pikëkalimin Morin-Vermicë është hartuar në maj të vitit 2009 duke marrë si shembull kontrollin në kufirin Shqipëri-Mali i Zi dhe pikërisht në vendkalimin kufitar Muriqan-Sugobinë, i cili funksionon prej rreth tre vjetësh. Ndërkohë, Qeveria e Shqipërisë ka miratuar në parim një marrëveshje me Qeverinë e Kosovës për kontrolle të përbashkëta në pikat e kalimit ndërkufitar Borje – Glloboçicë, Orgjost (Kukës) – Orqushë (Dragash) dhe Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash) në zonën e Gorës në kufirin Shqipëri-Kosovë ku aktualisht këto tri vendkalime kanë një qarkullim të limituar që kufizohet vetëm për këmbësorë dhe kafshë transporti.
Projektin për kontrollin e përbashkët në pikëkalimet kufitare në mes Shqipërisë e Kosovës i kanë përshëndetur edhe Misioni i Asistencës Policore i Komunitetit Evropian në Shqipëri PAMECA. Në konkluzionet e monitorimit që ky mision ka realizuar në pikëkalimin kufitar të Morinit për kushtet që duhet të plotësoheshin për të arritur një marrëveshje për liberalizimin e vizave mes të tjerash thuhet:”Marrëveshja bazë që shpreh vullnetin për një pikë të përbashkët të kontrollit të kalimit të kufirit është një hap i madh përpara”. “Koha”

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi