- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Kufiri Kosovë-Serbi, ndahen detyrat
Fri 12 Oct 2012 - 9:51
Zyra e Kryeministrit të Kosovës njoftoi ndarjen e detyrave dhe përgjegjësive për zbatimin e marrëveshjes së Menaxhimit të Integruar të Kufirit.
Sipas këtij njoftimi, ndarja e detyrave dhe përgjegjësive për menaxhimin e kufirit u bë në takimin e parë mes Republikës së Kosovës, Serbisë dhe ndërmjetësuesve të Bashkimit Europian që ndihmuan në arritjen e kësaj marrëveshje mes dy palëve.
Në komunikatë shprehet edhe angazhimi i palës kosovare për të zbatuar këtë marrëveshje në përputhje me standardet ndërkombëtare, ndërsa kritikohet vonesa e nënshkrimit të kësaj marrëveshje nga pala serbe.
Por plani për menaxhimin e integruar të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë kritikohet edhe në Prishtinë. Deputetë të opozitës dhe analistë e politologë thonë se marrëveshja dëmton Republikën e Kosovës dhe rrugën e saj drejt njohjeve, por edhe integrimit.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi