- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Marrëveshja BB-Shqipëri
Fri 30 May 2014 - 23:35
Qeveria shqiptare firmosi me Bankën Botërore dy marrëveshje huaje me vlerë 220 milionë dollarë.
Një borxh me interesa të ulta nën 2% dhe me lehtësi të tjera për mospagimin e principalit për 7 vjet, që do të shkojë në sektorë kyç të ekonomisë, shlyerjen e detyrimeve të prapambetura ndaj bizneseve dhe për realizimin e reformave për pensionet dhe të sektorit energjitik.
Për Bankën Botërore është i rëndësishëm vullneti i treguar nga qeveria shqiptare për zgjidhjen afatgjatë të problemeve të krijuara nga borxhi publik, që ishte në nivel paralizues për ekonominë dhe ishte kthyer në pengesë për rritjen ekonomike dhe punësimin.
“Kam kënaqësinë e madhe dhe jam shumë krenare, që jam sot këtu për t’iu përgëzuar për seriozitetin, me të cilin ju dhe ekipi juaj i nderuar kryeministër, po ndiqni rrugën afatmesme të rritjes ekonomike dhe krijimit të vendeve të punës dhe që po merreni me disa reforma të vështira. Dëshiroj t’iu inkurajoj, që të ruani bindjen që keni sot për të çuar vendin përpara, pavarësisht nga zgjedhjet e vështira që kërkon një gjë e tillë”, tha Laura Tuck, zv/Presidente e Bankës Botërore për Europën dhe Azinë.
Kryeministri Edi Rama u duk i vendosur për ndjekjen me vendosmëri të reformave për modernizimin e vendit dhe veçanërisht të dy marrëveshjeve me Bankën Botërore, të cilat qëndrojnë në themel të reformave financiare dhe fiskale të vendit. Për kryeministrin Rama, rëndësi parësore ka krijimi i frymës së skuadrës dhe bashkëpunimit me partnerët, ndihma - dhe financiare - e të cilëve po ndihmon Shqipërinë të vendosë rregull mbi kaosin e trashëguar ekonomik.
“Sot jemi në kushtet, kur po krijojmë besimin, duke hedhur hapin e parë të përgjegjshmërisë sonë, në raport me borxhin e fshehur dhe të akumuluar ndaj të tjerëve”, theksoi kryeministri Rama.
Një nga marrëveshjet me Bankën Botërore parashikon edhe krijimin e kuadrit ligjor për çështjen e borxhit publik. Një reformë që, siç paralajmëroi kryeministri, pritet të realizohet shumë shpejt.
“Ne do t’i japim jetë një procesi për t’i dhënë autonomi Drejtorisë së Borxhit, për ta nxjerrë borxhin nga tutela politike e qeverisë dhe për ta shpëtuar Shqipërinë nga zhytja nëpër borxhe të pamerituara të natyrës elektorale, siç ndodhi fatkeqësisht edhe jo më larg se një vit më parë”, deklaroi më tej Rama.
Kryeministri Rama iu referua disa shifrave, që tregojnë rimëkëmbjen e ekonomisë, kryesisht rritjes së eksporteve dhe rritjes së të ardhurave, por ai ishte më entuziast për rritjen e numrit të vendeve të reja të punës, 30 mijë e 263 të tilla.
“Është një shifër fantastike, për një periudhë kaq të shkurtër kohe, dhe është një shifër fantastike, edhe për çka mund të bëjmë në kohën ende mjaftueshmërisht të gjatë, për t’i bërë realitet zotimet tona”, tha kryeministri.
Me qeverinë shqiptare po punon edhe një ekip me studentë të Masterit nga Harvardi, të cilët do të punojnë gjatë verës në disa Ministri, për të adresuar disa çështje prioritare. Duke besuar seriozisht, se vendi ka nevojë për një kulturë të re qeverisjeje, kryeministri Rama nuk kurseu as batutat auto-ironike, që ia përdorin shpesh edhe kundërshtarët politikë, kur falënderoi ekipin frymëzues nga Universiteti i Harvardit.
“Disa prej jush mund t’i ktheheni jetës universitare, por kjo nuk është për mua, se unë kam një diplomë të rëndomtë artisti”, u shpreh Rama.
Kryeministri u kthye për të bërë edhe një batutë të fundit. “Nga borxhi që kemi marrë, kemi edhe një pjesë fare të vogël për kokteil”. / Top Channel

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi